Celet Muaji i Kultures Shqiperi-Kosove
Pergjate muajit shkurt ne Tirane, do te realizohet hapja e ekspozites se koleksionisteve dhe bukinisteve shqiptare e cila do te mireprese personalitete te shumte te politikes dhe kultures, vizitore te ndryshem ne tri ditet qe kjo ekspozite do te jete e vizitueshme. Ekspozita ka per qellim njohjen ne menyre te drejtperdrejte, nepermjet fakteve, objekteve te ndryshme dhe dokumenteve te panjohura me pare mbi veprimtarine e rilindesve, patrioteve dhe luftetareve shqiptare, te ciles cuan me pushke e me pene kombin shqiptar drejt pavaresise. Ne kete ekspozite do te paraqiten eksponate, dokumenta, mbi 400 libra te shekujve XVII-XIX, nder ta libra rilindesve dhe albanologeve vendas dhe te huaj, flamuj te rralle shqiptare te viteve 1910-1920, emblema te klubeve patriotike, fotografi origjinale te patrioteve e ngjarjeve te medha si Kongresi i Manastirit, Elbasanit, Kuvendit te Dibres etj., fotografi te ndryshme te epokes se Rilindjes, te cilat perbejne vlera unikale per sa i perket kujteses kombetare. Gjithashtu, nje pavion i vecante do te jete per ekspozimin e kartemonedhave te ndryshme, hartave gjeografike, fizike e etnografike, vula e stampa origjinale. Te gjitha objektet qe do te paraqiten ne kete ekspozite, jane ekzemplare te rralle te koleksionisteve te ndryshem nga qytetet si: Tirana, Vlora, Korca, Gjirokastra, Shkodra dhe Struga.