Arkeologjia, gërmime të reja në Stonehenge
Arkeologët kanë filluar gërmimet në rrënojat prehistorike Stonehenge në Britani, për herë të parë që nga vitit 1964.
Stonehenge mbetet një enigmë - gurët masivë qëndrojnë të vendosur në këmbë në formë rrethore në Luginën Salisbury në Anglinë jugore për më shumë se 3000 vjet. Nuk është ende e qartë se për çfarë kanë shërbyer apo në fakt si dukej vendi më parë, prandaj arkeologët i kanë vënë kaq shumë rëndësi këtij gërmimi dyjavor. Dihet se guri unik blu në Stonehenge është transportuar në këtë vend nga një gurore në Uells rreth 250 km larg - dhe se vendosja e gurëve është ndryshuar disa herë në kohët e lashta. Tani arkeologët shpresojnë të përdorin shkencën moderne për të hedhur dritë mbi disa prej mistereve të këtij vendi. Ka shumë teori lidhur me arsyen pse britanikët e lashtë e ngritën vendin Stonehenge - disa thonë është një orë gjigande astronomike, të tjerë thonë që ishte vend për ritualet e sakrifikimit. Profesor Tim Darvill i Universitetit të Bournemouth në Britani, një nga arkeologët që drejton gërmimet, ka një teori tjetër, që shpreson të mbështetet nga gërmimet. Ai beson se guri blu uellsian ka qenë shumë i njohur në kohërat prehistorike për karakteristikat shëruese, dhe për këtë arsye ata u sollën në Luginën Salisbury - për të krijuar një qendër kurative, nëse mund ta quajmë kështu, që të vinin banorët e lashtë të rajonit.
(BBC)
7 Prill 2008