Greqia hedh sytë nga Franca për zgjidhjen e çështjes së emrit
Franca, prej 1 korrikut merr Presidencën e Bashkimit Europian. Doris Pak, autoriteteve maqedonase: “Zgjidhni çështjen e emrit”
Pas vendosjes së vetos ndaj Maqedonisë, Greqia i ka kthyer sytë nga diplomacia franceze përsa u përket negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas shtypit grek, të shumta janë arsyet që detyrojnë Athinën zyrtare të shpresojë te kreu Francës, Nikolas Sarkozi, i cili mbështeti fuqishëm Greqinë në Samitin treditor të Bukureshtit. Vlerësimet ndaj Francës kanë të bëjnë edhe me faktin se në SHBA, por edhe në Maqedoni, ekziston një periudhë elektorale, kështu që nuk shpresohet se do interesohet ndokush për këtë problem gjatë muajve të ardhshëm. Arsyeja tjetër ka të bëjë me faktin se Franca prej 1 korrikut merr Presidencën e Bashkimit Europian dhe do të ketë në dorë të gjitha procedurat, sidomos ato të fillimit të bisedimeve për integrimin e Shkupit në BE, gjë që do të varet tërësisht nga zgjidhja e çështjes së emrit. Pas Samitit të Bukureshtit kryeministri Kostas Karamanlis u shpreh se Greqia është e gatshme të rinisë negociatat me Shkupin.
Por ai shtoi se Greqia nuk do të përkrahë anëtarësimin e tij në NATO derisa vendi fqinj të ketë plotësuar detyrimet e tij përsa u përket marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të përparojë në drejtim të zgjidhjes së pranueshme e të përbashkët në çështjen e emrit. Sipas Karamanlis, mosmarrja e ftesës për anëtarësim në NATO e Maqedonisë nuk do të krijonte asnjë problem destabilizimi në rajonin e Ballkanit. Thirrje Maqedonisë për gjetjen e një kompromisi politik i ka drejtuar gjatë ditës së djeshme kryesuesja e delegacionit për Europën Juglindore në Parlamentin Europian, Doris Pak. “Kontesti me Greqinë për emrin kushtetues Republika e Maqedonisë nuk duhet që të ndërpresë të ardhmen e vendit tuaj. Është i nevojshëm kompromisi, ndërsa politikanët janë ata që sa më shpejt duhet të gjejnë zgjidhje për problemin”, - u shpreh Pak. Europarlamentarja shprehu keqardhje për veton greke, e cila pengoi Maqedoninë të merrte ftesën për anëtarësim në NATO, ndërsa shtoi se ky fakt nuk është shumë shqetësues për vendin. Pak ka theksuar se në Këshillin e Europës vendimet miratohen me konsensus dhe se sipas saj, Greqia mund të bllokojë edhe anëtarësimin e Maqedonisë në BE, nëse nuk ka zgjidhje për emrin. “Mos besoni se do të humbni identitetin kulturor. Nuk keni asgjë për të humbur, pavarësisht se a do të jetë Maqedonia e Re apo e Epërme, ju ngeleni maqedonas. Ndaj ndihmoni për të arritur një emër të pranueshëm”, - theksoi Pak.
7 Prill 2008