E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj vlerëson veprën e Rugovës



Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit si hero në Kosovë u shpreh se “adresë e rrugës të mundimshme gjatë historisë do të mbetet puna dhe vepra e presidentit Rugova”. Haradinaj i bëri këto komente pas homazhit që bëri te varri i ish-presidentit të Kosovës. Në ditën e parë pas kthimit nga Haga, ish-kryeministri i Kosovës i bëri homazhe edhe dëshmorit Zahir Pajaziti, ndërsa gjatë ditës së djeshme ai u bëri homazhe dëshmorëve në Prekaz, Skënderaj, Pejë dhe Deçan. Haradinaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria e Tribunalit të Hagës, e cila bashkë me të akuzonte edhe dy pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit. Tribunali liroi Haradinajn dhe Balajn, por dënoi me gjashtë vjet burg Lahi Brahimajn për shkeljen e zakoneve të luftës. Përderisa Haradinaj është i lirë, Balaj do të kthehet të vuajë dënimin e mbetur në Kosovë.

7 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›