Arkeologu Neritan Ceka, promovon librin kushtuar Antigonesë
40 vjet pas zbulimit të qytetit antik të Antigonesë botohet libri i parë për të. Antigonea, qyteti që Piro e themeloi për gruan e tij Antigona, u zbulua nga arkeologu i njohur Dhimosten Budina në vitin 1969.
40 vjet pas këtij zbulimi një nga arkeologët më të njohur shqiptarë Neritan Ceka boton librin me titull "Antigonea...qyteti i dashurisë së parë", promovimi i të cilit është bërë ditën e hënë ne ambjentet e universitetit "Eqerem Çabej" të Gjirokastrës. Rektorati i këtij universiteti, Zyra për administrimin dhe kordinimin e parkut kombëtar arkeologjik të Antigonesë dhe komuna e Antigonesë kanë organizuar promovimin e librit të parë për këtë qytet antik.
Antigonea njihet si qyteti qe lindi nga dashuria dhe u shkaterua nga urrejtja. Libri iu ofron lexuesve nje histori te pasur per rrethanat e krijimit te qytetit, jetesen e tij, aleancat dhe armiqesite qe i shoqeruan antigonasit ne jeten e tyre. Ai jep te plote historine e Pirros se Epirit, nje pjese te historise se gërmimeve, si dhe gjetjeve arkeologjike te zbuluara nga ekspeditat ne kete qytet antik. Referuesit kane vleresuar kete botim te munguar per 40 vjet mbi Antigonene dhe informacionin qe libri afron per luginen e Drinosit, kete zone kaq te pasur nga ana arkeologjike. Sipas referuesve, libri do te kete nje impakt shume pozitiv ne levizjen turistike drejt qytetit antik.