E Diel, 1 Nëntor 2026

Arketarja vjedh 2 milione leke te energjise elektrike

ERSEKE - Nje punonjese e filialit elektrik ne Leskovik me detyre elektriciste arketare eshte vene para ndjekjes penale, ndersa nje banor i ketij qyteti eshte arrestuar per mashtrim, duke pervetesuar 2 milione leke nga te ardhurat e faturave te energjise elektrike. Ka qene nje nderhyrje e seksionit te luftes kunder korrupsionit prane Drejtorise se Policise Korce, ajo qe ka vene ne pranga nje banor te qytetit te Leskovikut, me akuzen e mashtrimit, dhe nje elektriciste-arketare ne ndjekje penale ne gjendje te lire. Burimet e policise thane se, rreth ores 02:00 te dates 29 korrik, eshte arrestuar me akuzen e mashtrimit Ali Kardhiqi, 42 vjec, nga Leskoviku, nderkohe qe eshte vendosur ndjekja penale ne gjendje te lire e arketares se filialit elektrik, 50-vjecares Dezdemona Nace, po nga Leskoviku. Behet fjale per nje shume prej afro 2 mije lekesh te reja, te ardhura keto nga vjelja e faturave te energjise elektrike qe jane zhdukur si pasoje e shperdorimit te detyres nga ana e arketares. Sic pretendojne drejtues rajonale te KESH, vjedhja e shumes se parave te mbledhura nga faturat e energjise elektrike ne Leskovik, ngjan me shume si nje veprim ordiner. Arketarja nga Leskoviku, shumen e parave te vjela nga faturat e energjise elektrike ja ka besuar per t'i transportuar deri ne qytetin e Ersekes nje bashkeqytetari te saj, qe eshte 42-vjecari Ali Kardhqi, qe rezulton te kete marre parate. Te dy persona kane dhene deshmite te ndryshme para policise per humbjen e parave te filialit elektrik te Leskovikut. 42-vjecari here ka pohuar se i ka humbur leket dhe pastaj ka pretenduar se ato i jane vjedhur. Keto deshmi kontradiktore kane bere qe ai te arrestohet me akuzen e mashtrimit. Ndersa arketarja e filialit elektrik ne Leskovik ndiqet penalisht ne gjendje te lire per shperdorim detyre, pasi shuma e lekeve qe ajo i besoi per te transportuar deri ne Erseke bashkeqytetarit te saj, nuk ka shkuar ne destinacion ne rruge krejtesisht private.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›