Go West, 66 vjet burg te pandehurve
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar dje me 66 vjet heqje lirie dhe 77 milione leke 9 te pandehurit e "Go West". Pas tre vitesh gjykim dhe hetim, ceshtje eshte mbyllur perfundimisht, ndersa te pandehurit jane denuar me nga nje vit me pak se kerkesat e bera nga ana e prokurorise. Ndryshe nga se ishte parashikuar, seanca e fundit gjyqesore ne ngarkim te nente te pandehurve, ka nisur dje me 2 ore. Ne ankth te pritjes se vendimit familjaret avokatet mbrojtes, por edhe te pandehurit e tjere, te cilet ndodhen ne gjendje te lire apo arrest shtepie, kane pritur shpalljen e vendimit. Togat e zeza te gjykates, te kryesuara nga ana e gjyqtares Marsela Bilali, kane shpallur fajtor dhe kane denuar me nga 10 vjet heqje lirie dhe 8 milione leke gjobe te pandehurit Nikolin Cako, Eljano Cenko si dhe te pandehurin Altin Flamuri. Per te pandehurit Voltan Trutulli, Valbona Cako dhe Perparim Kateshi gjykata caktoi denimin me 5 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe secili. Per Selman Murati dhe Avdi Leka, gjykata i shpalli fajtor dhe i denoi me nga 6 vjet dhe 9 milione leke gjobe. I fundi i grupit ishte i pandehuri Edomnd Bejko, te cilin gjykata e ka shpallur fajtor dhe e denoi me 11 vjet burg dhe 8 milione leke gjobe. Sipas fashikullit te gjykimit, nga hetimet paraprake i pandehuri Nikolin Canko ka qene pronar i agjencise se udhetimeve "Go West", me vendndodhje te Rruga e Durresit, prane bllokut te ambasadave ne Tirane. Ky i pandehur, ne bashkepunim me te pandehurit e tjere, organizonte kalimin e paligjshem te kufirit te shtetasve te ndryshem, duke i pajisur me viza, dokumente te falsifikuara, kundrejt pageses, ne varesi te linjave te udhetimit. Keto pagesa, sipas hetimeve, kane variuar nga shumat 10500 deri ne 16000 euro. Nga ana tjeter, gjate gjykimit ka rezultuar se te pandehurit Edmond Bejko, Perparim Kateshi, Selman Murati, ishin ata qe merrnin kerkesat nga persona te ndryshem per te shkuar jashte shtetit. Ata iu kerkonin dokumentet e nevojshme, vendosnin cmimet ne varesi te shtetit, te destinacionit, dhe me pas bisedonin me te pandehurin Nikolin Cako, i cili mundesonte gjetjen, ose pershtatjen e dokumenteve te falsifikuara. Ai gjithashtu vinte ne dispozicion biletat e udhetimit, percaktonte itinerarin e levizjes dhe mbante lidhje me bashkepunetore te tjere ne shtetin ku ishte destinacioni i dergimit. Nderkohe qe, sipas hetimeve, ka rezultuar se dokumentet falsifikoheshin ne saje te nje pasaporte dhe dy fotografi te personit i cili duhet te udhetonte jashte shtetit, me te cilat me pas realizohej edhe viza e falsifikuar ne pasaporte. Ndersa kalimi i ketyre personave realizohej nepermjet kontrolloreve qe punonin ne aeroportin "Nene Tereza", Rinas, te cilet nuk kontrolloheshin perpara se te niseshin. Per disa seanca me radhe, i pandehuri Nikolin Caka i ka bere te ditur gjykates se ne asnje prej pergjimeve te bera deri tani nuk ka dale qe ky te kete pasur lidhje apo kontakte me te pandehurit, te cilet ndodhen te pranishem ne salle. Gjate deklarimeve, ai ka bere me dije se kishte pasur nje banese sekrete, te cilen nuk e dinte njeri pervec Fatmir Rushitit, madje as bashkeshortja e tij nuk kishte qene ne dijeni. Caka, i cili e ka marre autoresine e veprave penale per seanca me radhe, ka sqaruar se nuk ka dale ne asnje prej pergjimeve te bera qe ky i fundit te kete kontaktuar me pandehurit e tjere ne salle. Por pavaresisht pretendimeve te hedhura nga ana e tij, togat e zeza kane denuar te gjithe te pandehurit, me akuzat perkatese, ne kuader te nje grupi te strukturuar kriminal. Jashte ketij grupi prokuroria dhe me pas gjykata perjashtoi te pandehurit Valbona Cako dhe Voltan Turtulli. Per tre vite gjykim ne kete proces gjyqesor i degjuan nje numer i madh deshmitaresh, ndersa ne cilesine e proves materiale prokuroria solli 103 CD, te cilet ishin pergjime telefonike te bera te pandehurve me njeri- tjetrin, per kalimin e personave te ndryshem nepermjet aeroportit "Nene Tereza", Rinas. Mbi te pandehurit rendonin akuzat e "falsifikim te dokumenteve", "falsifikim te leternjoftimit, pasaportave apo vizave" etj.