Kapet ne flagrance duke vjedhur nje banese
Tirane - Vjedhja e mbetur ne tentative ka prangosur nje persona dhe jane shpallur ne kerkim dy te tjere. 35-vjecari i denuar me pare per vepren penale te plagosjes, se bashku me dy "kolege" te tij, kane bastisur nje banese ne perpjekje per ta vjedhur ate. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne oren 23.30, kur ne rrugen "Riza Cuka", Arben Doci, 35 vjec, banues ne Tirane, i denuar me pare per plagosje, eshte kapur ne flagrance duke tentuar te vjedhe banesen e nje qytetari. Policia tha se hajduti gjendej, ne vjedhje e siper ne bashkepunim dhe me dy te tjere por ata arriten t'i zhduken syve te policeve duke u larguar ne drejtim te paditur. Arben Doci u arrit te prangosej dhe tani ai perballet me akuzen per vepren penale te "vjedhjes ne bashkepunim e mbetur ne tentative". Policia tha se po punohet per kapjen e tyre. Nderkohe qe dosja ndaj te 35-vjecarit te arrestuar i eshte derguar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Tiranes.
A. Cena
A. Cena