Arkitektet Te ruhet piramida

Arkitekti Enver Faja edhe pse ka qene nje nder nismetaret e shembjes se sistemit diktatorial ka argumentuar se godina e piramides ka vlera te vecanta arkitekturore.
Une kam qene profesori qe kam udhehequr studentet ne revolucionin demokratik. Ne kemi zbritur nga Qyteti Studenti dhe nuk kemi bere asnje tentative per te rrezuar piramiden. Ajo nuk eshte simbol i tiranise. Piramida cilindri sfera jane elemente qe dhane arkitekturen ne Evrope ka deklaruar arkitekti Enver Faja.
Ndersa Maks Velo ka kembengulur qe mendimi dhe vleresimi i arkitekteve te jete me i forte sesa ai i politikaneve.
Ketu thuhet qe duhet te jete zemra e demokracise por ne skemi as demokraci as zemer e as parlamentare. Po na shkelin me kembe dhe po na shkelen edhe kete radhe morem fund eshte shprehur Velo.
Arkitektet jane shprehur se kjo godine eshte nje gur i rendesishem i mozaikut arkitekturor i cili duhet ruajtur dhe nuk duhet te politizohet.
Kjo nuk ka lidhje as me Berishen dhe as me Ramen. Keta politikane kane lidhjet dhe kundershtite e tyre. Por ne po miratojme kete rezolute e cila nese nuk lexohet nga autoritetet do te na detyroje te reagojme ka deklaruar Agron Jano.
Ndersa arkitekti qe ka projektuar Parlamentin e ri ka treguar vendin se ku duhet te ishte Kuvendi i Shqiperise.
Parlamenti nuk duhet te jete aty ku eshte por midis Presidences dhe godines se ish-komitetit qendror. Ashtu si te gjitha vendet qe kane institucionet prane njera-tjetres ka sqaruar Ihsan Prushi.
Kjo rezolute ku kerkohet mos prishja e kesaj godine qe mbart vlera te vecanta urbanistike dhe eshte ne harmoni me aksin e bulevardit Deshmoret e Kombit do ti dergohet kryeministrit kryetares se Kuvendit kryetarit te bashkise dhe presidentit.