E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i librit ne Tirane

Panairi i librit do te celet ne Tirane nga data 11-15 nentor. Jane 80 shtepite botuese pjesemarrese nga Shqiperia Kosova Maqedonia Mali i Zi Kroacia Serbia Bullgaria etj.

Sipas organizatoreve te Panairit do te kete mbi 200 botime te reja numer ky me i vogel se vitet e tjera.

Nder aktivitetet perpos atyre te pervitshme si promovime librash dhe takime me autore do te organizohet forumi me teme Botimet ne Shqiperi pas viteve 90 deri ne ditet tona ku do te diskutohet per problemet e botimeve te gjuhes perkthimit etj.

Nder te ftuarit Prof. Sabri Hamiti studjuesi dhe poeti Kim Mehmeti por edhe te huaj.

Cmimet do te jene pese ai per autorin me te mire te vitit perkthimin me te mire librin per femije me te mire librin studimor dhe risia e ketij viti cmimi special i panairit.

Gjate konferences se shtypit te mbajtur per celjen e ketij edicioni te 13-te te panairit te librit botuesit shprehen pakenaqesine e tyre per cmimin sipas tyre te larte qe po paguajne per zhvillimin e ketij panairi qe kap shifren ne total prej 16 milione lekesh duke e konsideruar si me te shtrenjtin e te gjitha edicioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›