E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkitekti Mendelsohn

Krijimtaria e njerit prej arkitekteve me te njohur boteror u prezantua ne Galerine e Arteve. Skicat maketet dhe fotografite e veprave te Erich Mendelsohn 21 mars 1887 - 15 shtator 1953 i cili eshte nje prej arkitekteve qe ka lene gjurme te thella ne arkitekturen e shekullit 21 kishin zene hapesirat e salles se galerise.

Duke folur per kete arkitekt gjermano-hebre Fahredin Spahija drejtor i Galerise se Arteve u shpreh se Mendelsohn eshte padyshim nje prej arkitekteve me te medhenj te viteve njezete ne Evrope por edhe me gjere. Ai tha se behet fjale per nje arkitekt i cili thjesht ka qene pjese e avangardes se arkitektures por edhe artit ne pergjithesi ne ato vite.

Mund te them por thuhet edhe nga biografet e tij se teknika asnjehere nuk ka mundur ta ndjeke ne kohen kur ai ka krijuar skicat apo projektet. Gati cdo gje eshte krijuar me vone dhe kjo tregon se ai vertet ka qene dy tre hapa perpara me projektet e tij me skicat e tij per objekte te ndryshme dhe eshte njeri qe ka thyer shume rregulla ne artin e arkitektures tha Spahija.

Ne kete ekspozite e cila u hap te premten mbrema pervec skicave te tij qe jane me vlere shume te madhe vizitoret paten rastin te shohin edhe shume fotografi te objekteve qe ai i ka realizuar apo qe jane realizuar pas vdekjes se tij dhe po ashtu edhe shume modele apo makete te krijimeve te tij.

Kuratorja e kesaj ekspozite gjermanja Ita Heinze-Greenberg duke folur per jeten dhe vepren e arkitektit Erich Mendelsohn tha se ai ka qene njeri nder ata arkitekte i cili ne kohen ndermjet dy lufterave boterore ka formuar modernizmin evropian.

Mendelsohn ka lindur ne Prusine Lindore ne qytetin Allenstein qe tani i perket Polonise ka studiuar shkollen e larte teknike tek profesori me progresiv ne ate kohe Theodor Fischer dhe po ashtu ka pasur nje miqesi te mire me Kandinskin.

Sikurse Kandinski i cili ne pikture krijoi abstrakten dhe hapi rruge te reja ne art po ashtu edhe Mendelsohn kishte per qellim qe ne arkitekture te hapte rruge te reja.

Qellimi i tij ishte te krijonte nje drejtim te ri te arkitektures ku do te perfshinte materialet kryesore si hekurin dhe betonin u shpreh kuratorja Greenberg.

Ajo me pas tregoi per punimet me te rendesishme te arkitektit Mendelsohn ne mesin e te cilave ka qendra tregtare sinagoga dhe objekte te tjera prej te cilave mund te vecohen Kulla Einstein ne Potsdam dhe qendra tregtare Schocken ne Shtutgart.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›