E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instrumentet muzikore qe jane ne zhdukje

Bastuba.....eshte vetem nje prej instrumenteve qe mund te konsiderohet specie ne zhdukje ne preferencat e femijeve qe duan ti perkushtohen muzikes. Ne fakt ne Tirane aktualisht eshte vetem nje instrumentist qe mund te luaje profesionalisht ne kete instrument dhe orkestrat therrasin gjithmone Fatos Mullain per te luajtur ne bastube qe konsiderohet tingulli baze i nje orkestre pa te cilen nuk mund te realizohet nje koncert. Morem shembullin e bastubes per te bere nje vleresim mbi humbjen e deshires apo interesit per te mesuar shume instrumente sidomos ato frymore apo ato te perkusionit.

Zevendes drejtori i liceut artistik Xhovani Luci ben nje rezume te zymte te situates duke thene se prinderit i shtyjne femijet drejt pianos dhe violines nderkohe qe ne nje te ardhme sidomos veglat frymore do te jene shume te kerkuara.

Ka raste qe ne i themi qe ky femije ka prirje shume te mira per violincel dhe prinderi thote jo ose per violine ose per piano ose une do heq femijen nga shkolla u shpreh Xhovani Luci zv.drejtor i Liceut artistik.

Luci violinist ne profesion ....liston disa intrumenta te rrezikuar nga harresa qe nga bastuba e deri kontrabasi... Bastuba me te vertete kam harxhuar shume energji me shume prinder dhe me vjen keq sepse femijet e tyre kane shume te dhena pastaj mund te rendis dhe trombonin korno. Keto instrumentat frymore eshte dhe fagoti dhe veglat e perkusionit qe tek ne pothuaj nuk hyjne fare vijoi Luci.

Por mungesa e deshires vihet re edhe tek aplikimet e mesuesve per te filluar pune ne lice...nje liste e gjate per mesues piano dhe violine dhe reduktim i menjehershem per instrumentet e tjera. Nje liste te madhe te mesuesve per violine dhe piano fillon e bien pastaj violinceli viola pastaj bastuba dhe keto nuk ka fare tha ai.

Nje tjeter aspekt eshte edhe dyndja ne regjistrimin e femijeve ne kurset e klarinetes dhe fizarmonikes kjo sipas Lucit perkthen edhe tendencen per te degjuar muzike live neper dasma dhe evente familjare por qe edhe kjo tendence nuk ben asgje tjeter vecse mbyt talentin dhe ngop tregun me pseudo artiste.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›