Uji i paster dhe pajisjet sanitare - prioritet

Ne duhet te sigurojme qe te gjithe njerezit ne bote te kene mundesine e ujti te pijshem. Ata duhet te kene uje te paster per te pire dhe sasi te tjera uji per nevojat kryesore higjienike. Gjithashtu duhet te garantojme qe te gjithe njerezit ne bote te kene mundesine e WC-ve. Jo vetem ne shtepi por edhe ne pune ne shkolle. Ne perditshmerine e tyre njerezit duhet te kene akses tek uji por edhe tek pajisjet hidrosanitare.
Keshtu shprehet Catarina de Albuquerque ekspertja e OKB-se per te drejten njerezore te ujit. Ajo nuk lodhet se kujtuari pergjegjesit ne vende te ndryshme qe ata jane te detyruar me te drejte nderkombetare tu garantojne qytetareve te tyre uje te paster.
Uji i papaster shkakton semundje kur pihet
884 milione njerez ne bote nuk kane uje te pijshem te paster. Tre here me shume nuk kane mundesine e tualeteve dhe pajisjeve te thjeshta sanitare thuhet ne nje statistike te programit te OKB-se per mjedisin.
Nje gje e tille ka pasoja dramatike theksoi para pak kohesh ambasadori i Bolivise ne OKB Pablo Solon
Mungesa e ujit te pijshem dhe pajisjeve te tjera sanitare jane burim semundjesh qe shkaktojne me shume vdekje se lufterat. Diareja eshte shkaktari numer dy i vdekjes se femijeve nen pese vjec. Mungesa e ujit te paster ben qe te vdesin me shume femije se sa nga Sida malarja dhe semundja e fruthit.
Edhe ne rastet kur nuk vdesin semundjet e shkaktuara nga uji i papaster kane efekte afatgjata. Kush nuk ka mundesine e ujit te paster e kalon jeten me se shumti ne varferi. Shanset per zhvillim ulen thote Catarina de Albuquerque.
Kush eshte i semure nuk ka mundesi te shkoje ne shkolle apo ne pune.
Ekspertja e OKB-se angazhohet ne vizitat e saj ne vende te ndryshme per ngritjen e impianteve te pastrimit te ujit. Ajo levdon nje iniciative te re ne Baglandesh. Megjithe problemet dhe varferine e madhe atje eshte shpikur nje pajisje sanitare per 5 dollare.
Kane ngritur tualete te vertete. Deri para disa vitesh 33 e popullsise nuk i kane patur tani vetem 7 nuk kane tualete. Ky eshte nje perparim i madh dhe kjo u be pasi shteti e vuri kete si prioritet. Kryeministrja e Bangladeshit me priti dhe foli me buzeqeshje per permiresimet ne drejtimin hidrosanitar.
Prioritet ngritja e pajisjeve hidrosanitareBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Uje i pijshem ne Ghora Chara Bangladesh
E rendesishme eshte qe qeverite te kene nje vizion dhe ta kategorizojne ujin dhe ngritjen e pajisjeve hidrosanitare si prioritare thote Catarina de Albuquerque. Madje edhe ne rajonet me thatesire nuk eshte aq i veshtire realizimi i se drejtes njerezore per uje te paster. Per shembull ne Egjipt.
Aty nuk ka uje eshte nje shkretetire e madhe. Megjithate ata kane uje te mjaftueshem per te gjithe. Kjo nuk do te thote qe te gjithe kane uje te paster por uje ka per te gjithe. Sasia e ujit ne dispozicion perdoret 70 per bujqesine 20 per industrine dhe 10 per perdorim personal. Nga ky 10 mjaftojne vetem 3 me qellim qe ti garantohet gjithsecilit mundesia per te pasur uje. Pjesa tjeter mund te perdoret per uje pishinash per shembull.
Koncernet u orientuan nga fitimi dhe nuk sollen uje
Pra ne thelb kjo eshte nje ceshtje vullneti politik dhe prioriteti te qarte mendon Catarina de Albuquerque. Ne raportin e saj te paraqitur para Keshillit te OKB-se per te drejtat e njeriut Catarina de Albuquerque ka folur edhe per rolin e sektorit privat ne kete fushe. Ne Ameriken Latine ka pasur vitet e fundit konflikte te ashpra per ujin. Furnizimin me uje e moren persiper koncerne te medha qe u orientuan nga fitimi. Kjo eshte arsyeja qe shume njerez ne kete rajon nuk kane mundesi te kene uje te paster. Disa organizata jofitimpruruese duan te percaktojne zyrtarisht se privatizimi i ujit dhe perkujdesi sanitar eshte shkelje e te drejtave njerezore. Raportuesja e OKB-se Catarina de Albuquerque mendon ndryshe
Ajo qe sqaroj ne rapotin tim eshte se te drejtat njerezore jane neutrale. Per te drejtat njerezore nuk ka rendesi nese eshte shteti apo privati ai qe sjell ujin. E rendesishme eshte te mos diskriminohet njeri e rendesishme eshte qe uji te jete me cilesi e rendesishme eshte qe uji per te gjithe shtetasit e nje vendi te jete i mundshem per tu paguar
Megjithate nje detyre i eshte lene shtetit ai ka nenshkruar marreveshjet nderkombetare per te drejtat e njeriut. Prandaj eshte shteti ai qe duhet te siguroje qe keto te drejta respektohen edhe nga firmat private.
Autor Catarina de Albuquerque /Lindita Arapi
Redaktoi Auron Dodi