Evropa Lindore nuk eshte me toka e panjohur - Festivali nderkombetar i Letersise ne Berlin

Kush mund ta dije me mire se lektorja e shtepise botuese Suhrkamp Katharina Raabe se perse publiku gjerman nuk e ka aq te lehte te hyje ne boten e autoreve te Lindjes Ne nje artikull te publikuar ne prag te Festivalit Nderkombetar te Letersise ne Berlin Raabe kujton nje anekdote te shkrimtarit te njohur ukrainas Juri Andrukovic botuesja franceze e te cilit i kishte sugjeruar te nderronte emrin nese donte te bente karriere ne letersine boterore. Raabe e perdor kete anekdote per te nxjerre ne pah se veshtiresite e depertimit ne tregun perendimor nuk kane te bejne vetem me emrin por me teper me shkallen e kompleksitetit qe mund te kene tekstet e shkrimtareve lindore per lexuesin komod perendimor.Bildunterschrift Lektorja e shtepise botuese Suhrkamp Katharina Raabe
Evropa Lindore nuk eshte me toka e panjohur
Evropa lindore nuk eshte me toka e panjohur thote Raabe e cila ka perzgjedhur nje pjese te mire te shkrimtareve te rubrikes Fokus Osteuropa te festivalit te letersise ne Berlin. Njezet vjet pas fundit te ndarjes se Evropes shume letrare evropianolindore kane zene vend ne letersine boterore. Imre Kertsz Pter Ndas Vladimir Sorokin ose Andrzej Stasiuk jane vetem disa nga emrat qe permend lektorja.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Evropa lindore ze vend te rendesishem ne panairet gjermane. Pamje nga panairi i LajpcigutAta kane mundur tu prezantohen lexuesve gjermane fale edhe donacioneve zemergjera te Fondacionit Robert-Bosch dhe Ministrise se Puneve te Jashtme. Tani ka ardhur koha qe te behet nje permbledhje e temave te medha te Lindjes e trashegimise se pasherueshme te Evropes Lindore dhe te shihet se cilat jane tendencat letrare ne te ardhmen. Raabe thote se shumecka mund te kete ndryshuar ne Evropen Lindore por nje gje ka mbetur roli i shkrimtarit si kerkues i se vertetes.
Letersi nga Shqiperia e Kosova
Ne edicionin e dhjete te festivalit nderkombetar te letersise ne Berlin nuk mungojne as autoret shqiptare. Nje mbremje letrare i kushtohet Anilda Ibrahimit. 38-vjecarja nga Vlora do te lexoje 24 shtator nga romani i saj me i fundit botuar fillimisht ne italisht ne vitin 2008 Rosso come una sposa E kuqe si nje nuse. Libri pritet te botohet ne gjermanisht ne mars te vitit te ardhshem dhe rrefen historine e nje familjeje nga Laberia pergjate tri brezave. Te ftuar jane edhe Mimoza Ahmeti e Ali Podrimja te cilet do te recitojne vargjet e tyre ne Naten e Poeteve 20 shtator. Ndersa shkrimtari nga Kosova Beqe Cufaj ne kuader te rubrikes Reflections do te diskutoje me dy koleget e tij nga Kroacia e Serbia Dubravka Ugresic dhe Borka Pavicevic per te ardhmen kulturore te ish-Jugosllavise 19 shtator.Bildunterschrift Montazh i autoreve shqiptare te ftuar ne Berlin
Goytisolo hap festivalin
Gjithsej 200 autore prezantohen ne festivalin nderkombetar te letersise ne Berlin e ata vijne nga e gjithe bota. Fjalen hapese me 15 shtator e mbajti Juan Goytisolo. Shkrimtari dhe gazetari spanjoll e ka trajtuar gjere e gjate periudhen e tranzicionit te vendeve ish-komuniste sidomos ne romanin Saga e familjes Marks. Ne intervisten imagjinare me Karl Marksin ai mundohet ta konfrontoje ate me pasojat e komunizmit ne Evrope pasi Marksi me te shoqen shikojne ne televizor pamjet e anijeve me refugjatet shqiptare ne fillim te viteve 90-te. Por kete radhe Goytisolo ia kushtoi fjalen hapese nje transformimi tjeter atij te Berlinit.
Autor Anila Shuka
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora