Arkitektura, dalin pikët e konkursit për 326 kandidatët konkurrues
Gazeta publikon listën e plotë e maturantëve me pikët përkatëse
Jonida Tashi
Dalin pikët e konkursit të pranimit për 326 kandidatët që kanë konkurruar në degën e Arkitekturës. Drejtuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë bërë dje publikimin e tyre pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Menjëherë pas përfundimit të konkursit, një grup i posaçëm pedagogësh nga Politekniku, i ngritur në kuadrin e një komisioni vlerësues, ka kryer vlerësimin e punimeve të përgatitura nga maturantët për secilën prej tri fazave të konkursit. Drejtuesit e Politeknikut bëjnë të ditur se pas nxjerrjes së rezultateve të konkursit, këto të fundit i janë dërguar Ministrisë së Arsimit, për t’iu nënshtruar procesit të llogaritjes së pikëve për në universitet. Sipas rregullave të vendosura nga MASH-i, raporti i rezultateve të Maturës me konkursin do të jetë në masën 35 për qind me 65 për qind, ku peshën kryesore do ta ketë konkursi i universitetit. Megjithëse provimet e Maturës kanë më pak se 50 për qind të peshës në vlerësim, kjo nuk do të thotë se maturantët duhet ta anashkalojnë këtë fakt. Specialistët e arsimit shpjegojnë se disa prej provimeve të Maturës do të kenë një ndikim më vete në përllogaritjen e pikëve, prej ku përcaktohen edhe fituesit. Kështu, sipas përllogaritjeve të bëra prej tyre, maturantët që konkurrojnë në Arkitekturë duhet të kenë dhënë si provim me zgjedhje lëndët që kanë koeficientin më të lartë, në mënyrë që të kenë më shumë shanse për të fituar. Bëhet fjalë për lëndët natyrore si: Matematikë, Fizikë dhe Kimi si dhe për gjuhën e huaj të Anglishtes. Për maturantët që kanë kryer shkollën e mesme në gjimnaz me profil të përgjithshëm apo ekonomik, shanset për të fituar janë akoma më të mëdha. Këtë vit, konkursit të pranimit për degën e Arkitekturës i janë nënshtruar 326 kandidatë, ndërkohë që vetëm 105 prej tyre do të fitojnë të drejtën për të vijuar studimet në këtë degë shumë të preferuar prej të rinjve. Ndërsa tarifa e miratuar e studimit për Arkitekturën, edhe për këtë vit do të jetë 30 mijë lekë.
2 Shtator 2009