E Diel, 1 Nëntor 2026

Arkitektura moderne, Dubai ka tashmë një rival të fortë

 Azerbajxhani po përpiqet ti marrë Dubait kurorën e mbretit të arkitekturës moderne. I njohur më parë si Qyteti i Zi, për shkak të ndotjes nga nafta, kryeqyteti Baku po përjeton një transformim të madh.

Horizonti i qytetit po mbulohet çdo ditë e më shumë me ndërtesa të mrekullueshme, që nga TV Tower deri te kullat pothuajse të përfunduara Flame Towers.

Projekti i ri i planifikimit ka objektiv një kryeqytet të shndërruar në Qytet të Bardhë (White City). Një infrastrukturë e re po ndërtohet dita-ditës në vend, më shumë rrugë, parqe, sistem qarkullimi, kanalizime të reja dhe linja interneti.

Një pikë e re referimi do të jetë Hotel Gjysmëhëna (Hotel Crescent), një ndërtesë 33-katëshe në formë hëne të kthyer kokëposhtë në brigjet e detit Kaspik.

Hoteli pritet të përfundojë në vitin 2015, ndërsa një tjetër projekt i ngjashëm me emrin Hotel Hëna e Plotë (Full Moon Hotel) është propozuar për tu realizuar.

Sipërfaqja 220 hektarëshe, e cila më përpara ka qenë një qendër magazinimi për industrinë, po bëhet gati për ti lënë vendin ndërtimit të zyrave, hoteleve, shtëpive dhe qendrave të shërbimit për 50 mijë banorët e Bakut.

Firma koreano-jugore e arkitekturës, Heerim Architects and Planners, ka fituar tashmë garën ndërkombëtare për të marrë në dorë zhvillimin e mëtejshëm në zonën e  Hotel Crescent.

Kjo përfshin ndërtimin e zonës së gjysmëhënës dhe ndërtesës 38-katëshe të Kompanisë Shtetërore të Naftës së Republikës së Azerbajxhanit.

Azerbajxhani ka vullnetin dhe potencialin e bazuar në rritjen e lartë ekonomike për ti dhënë një vend të madh arkitekturës moderne, ka thënë zëdhënësi i Heerim.

Shumë klientë në Azerbajxhan po kërkojnë çdo ditë e më tepër dizajnin kreativ për ndërtesat e tyre. Kjo do të sjellë avantazhe të mëdha për zhvillimin në shkallë vendi, ka shtuar zëdhënësi i kompanisë.

Projekti Qyteti i Bardhë mund të mos shndërrohet plotësisht në një konkurrent të fortë për pushtetin që ka Dubai, por Azerbajxhani ka dëshmuar se i është përkushtuar ëndrrës për ta shndërruar vendin dhe kryeqytetin e tij në forca nuk mund të lihen mënjanë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›