E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transplanti, studimi:Për shqiptarët dhurues janë fqinjët

Nëse detyrohemi të vihemi përballë nevojës së transplantit, duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e dhuruesit. Për shqiptarët ideale janë veshkat e shqiptareve të Kosovës, të grekëve, maqedonasve por pse jo edhe të serbëve.

Një studim i pavionit të imunologjisë nxjerr në pah që pacientët nga Shqipëria bëjnë zgjidhje të gabuar duke bërë transplant në vende të largëta ku nuk ka përputhje gjenetike.
 

Por pse ne detyrohemi të shkojme kaq larg? Kjo ndodhë sepse ende në Shqipëri nuk ka një shërbim që të përballojë fluksin e lartë të transplanteve.
 

Përveçse ky studimi jep një kontribut të rëndësishëm për nevojtarët e transplantit, ai sjell edhe një fakt të rëndësishëm historik. Popujt që kanë më shumë përputhshmëri gjentike janë edhe më të hershmit, çka vërteton se shqiptarët janë një popull i lashtë në Ballkan.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›