E Diel, 1 Nëntor 2026

Punësimi në të zezë, Ministria e Punës kontroll bizneseve

Kriza ekonomike ka sjellë me vete fenomenin e punës në të zezë. Fenomen i cili po shfaqet me shifra alarmante në muajt e fundit. Për këtë arsye, Ministria e Punës ka vendosur të marrë një fushatë kontrolli në të gjitha bizneset dhe paralajmëron masa ndëshkimore për rastet kur punëdhënësit nuk deklarojnë numrin e punëtorëve, pagën dhe nuk paguajnë sigurimet shoqërore.
Pas një konference 2 ditore të Ministrisë së Punës dhe strukturave vendase e europiane është kërkuar nga palët përgatitja e një strategjie kombëtare për sektorin e pagave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›