E Diel, 1 Nëntor 2026

Higjena në tregje, 10 ditë kohë për të ndryshuar kushtet

Tregtarët e ushqimeve kanë vetëm 10 ditë kohë për të ndryshuar situatën katastrofike të tregtimit të mallrave në tregjet e hapura. Bashkia e Tiranës ka lajmëruar kontroll dhe masa ndëshkimore duke filluar që në dhjetor ndaj të gjithë rasteve kur tregtarët nuk respektojnë as parametrat më minimale higjenike.
Nuk është vetëm sezoni i verës që përbën shqetësimi në konsumatorin shqiptar. Edhe sot pot e hedhësh sytë në tregjet e hapura apo edhe në tregjet ambulante, bulmetrat, mishi dhe ushqimet e tjera shiten në kushte më skandaloze te mundshme. Kjo mënyrë tregëtimi është ngritur shpesh herë si shqetësim nga qytetarët por edhe nga ekspertë e fushës pasi tregetimi në këto kushte përbënë rrezik për shëndetin e qytetareve që konsumojnë këto produkte jashtë standartit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›