E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera: do të vijojë politika e rritjes së pagave

18/11/2011  Zyrtari i ILO-s, pas dy vjetësh edhen vendin tonë duhet bërë ristrukturim i pagave

Duke iu referuar situatës aktuale ekonomike, zyrtarët e Organizatës ndërkombëtare të Punës (ILO), kanë pohuar gjatë ditës së djeshme se edhe në vendin tonë brenda një harku kohor prej dy vitesh do të jetë i domosdoshëm ristrukturimi i pagave, kjo në mënyrë të tillë që të rikuperohen dëmet e shkaktuara nga kriza. “Kjo është periudha më e keqe ekonomike që nga viti 1930, pasi edhe në vendet ku ka rritje ekonomike është vërejtur zhvlerësim i pagave. Shkalla e ristrukturimit të pagave do të jetë e nevojshme pas dy vitesh, për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga kriza”, ka deklaruar dje zyrtari i ILO-s, Mark Levin, në tryezën e diskutimeve të zhvilluara me kreun e Ministrisë së Punës Spiro Ksera si dhe përfaqësues të tjetër të institucioneve përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave të pagave në Shqipëri, punëdhënës e punëmarrës, ekspertë vendas dhe të huaj në fushën e pagave. Kundrejt kësaj situate, ministri Ksera ka pohuar se perspektiva e rritjes së pagave në vendin tonë, duke u mbështetur edhe në parashikimet lidhur me ecurinë e krizës ekonomike botërore do të jetë optimiste. Më tej ministri ka nënvizuar faktin se: “Rritja e pagave me prioritet ato të ulta do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, kurse paga minimale parashikohet të rritet çdo vit me ritme më të larta se indeksi vjetor i inflacionit”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›