E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arkivat audiovizuale shqiptare

Arkivat audiovizuale shqiptare fatmirësisht janë ruajtur  relativisht mirë, por tashmë ka ardhur koha që të tejkalohet ky aspekt pasi duhet një investim më i madh në dixhitalizimin e fondeve dhe kryesisht në restaurimin e pjesëve filmike.  Drejtorja e Arkivit të filmit Elvira Diamanti  pas restaurimit të filmit “Nëntori  i dytë”  emergjente është restaurimi  i filmave përfaqësues të kinemasë shqiptare duke nisur me filmin e parë shqiptarë  “Tana”, “Fortuna”, “ Ngadhnjimi mbi vdekjen”, por  prioritet kryesor janë  edhe kronikat dhe xhirimet e një shekulli më parë.
Një fond i pasur arkival është edhe ai Institutit të folklorit. Përgjegjësi i Arkivit te Institutit te Kulturës Popullore, Robert Çollaku i cili prej 40 vitesh është kujdesur për ruajtjen e bobinave na bene me dije se tashme pas dixhitalizimit muzikor u be e mundur edhe pjesa e arkivit vizual dhe fatmirësisht pas përfundimit te këtij projekti  kërkohet informatizohen edhe skedat e prozës dhe poezisë, por e rëndësishme është ruajtja e kopjeve origjinale me parametrat bashkëkohorë
Regjistrim ne shirita 16mm te valleve dhe  folklorit shqiptar te mbledhur për 50 vite nga studiuesit ne terren, tashme mund te deshifrohen dhe te shpëtojnë nga dekompozimi i shiritave, por domosdoshmëri është edhe ruajtja e shiritave origjinal, pasi koha evoluan dhe restaurimi i shiritave është forma më e mirë e njohur deri më sot. Në fondin e AQSHF-së ruhen rreth 6420 tituj filma shqiptarë dhe të huaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›