Arkivi i Albanologjisë, tani mund ti gjejmë dhe on-line

Lexuesit dhe admiruesit e botimeve të hershme letrare, tashmë mund ti gjejnë dhe në formën on-line. Nostalgjikët e letrave mund të gjejnë edhe titujt e hershëm të letërsisë shqiptare. Instituti i Albanologjisë tashmë ka filluar dixhitalizimin e biblotekës.
Drejtori i biblotekës se qëndres së Albanologjisë, tregon se fondi i arkivit të Institutit të Albanologjisë dhe historisë është mjaft i pasur. Ndër të tjera Dragoi, bën me dije se deri tani janë dixhitalizuar rreth 13 përqind e këtij fondi, por ai thekson se po punohet me intensitet të lartë për t`i bërë më të aksesueshëm këto libra me vlerë për studiuesit.
Qëndra e studimeve Albanologjike ka tre bibloteka ,është ajo e historisë dhe gjuhësisë, e cila ka 70 mijë tituj librash dhe 20 mijë tituj revistash dhe gazetash, është bibloteka e folklorit, dhe ajo e qëndrës Albanologjike.