Tiranë, godet me thikë kunatin, arrestohet 24-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga shtetasin 24-vjeçar, Bashkim Cani, pasi ka goditur me thikë kunatin e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë, Nr.5 Tiranë kanë arrestuar 24-vjeçarin, sepse ky i fundit pas një grindje me bashkëshorten e tij ka goditur me armë të ftohtë thikë, vëllain e saj.
Ndërkohë që kunati është dërguar menjëherë për të marrë mjekimin në urgjencën e Kamzës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.