Tiranë, kultivonte bimë narkotike, pranga 44-vjeçarit

44-vjeçari, Robert Tasho është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi në shtëpinë e tij gjatë një kontrolli i janë gjetur të mbjella në oborr 17 rrënjë, bimë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Arrestimi është bërë në shtëpinë e tij, pasi 44-vjeçari në oborrin e banesës kishte mbjellë bimën narkotike. Ndërkohë që Tasho, ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje.