E Diel, 1 Nëntor 2026

Arkivi i Ballit Kombetar ne diaspore vjen ne Tirane 50 vite histori ne dokumente

Tirane 6 nentor NOA - Partia e Ballit Kombetar Demokrat mori ne dorezim te shtunen arkiven 50 vjecare te aktivitetit te saj ne Amerike i cili iu dorezua nga Kryetari i Komitetit ne Diaspore Nihat Bakalli.

Materiali eshte mbledhur nga Vasil Andoni Sekretar i Pergjithshem i Ballit ne Diaspore dhe ato jane deshmi e veprimtarise se udheheqesve te partise qysh kur ata u larguan ne mergim ne fund te vitit 1944 kur komunistet moren pushtetin me dhune ne Shqiperi.

Sic e shihni Arkiva e Ballit ne mergim i dorezohet Ballit Kombetar Demokrat tha Nihat Bakalli i pranishem ne ceremonine e dorezimit te materialeve ne seline e PBKD ne Tirane.

Me ne fund kjo arkive e kthyer ne Shqiperi po kthen kujtesen e historise demokratike te nje Partie me tradite kombetare u shpreh Artur Roshi kryetar i Partise Balli Kombetar Demokrat.

Kjo arkive eshte nje deshmi e rruges se gjate te nacionalisteve shqiptare drejt demokracise tha zoti Roshi.

Partia e Ballit Kombetar Demokrat u krijua nga Midhat Frasheri dhe perkrahesit e tij ne 31 dhjetor 1945 ne Rexho Emilio te Italise.

Qysh atehere PBKD nuk e ka ndalur aktivitetin e saj sic e konfirmojne dhe dokumentat qe ne marrim sot ne dorezim dhe qe do te jene te hapura dhe per historianet dhe studiueti tha zoti Roshi.

Sipas zoti Roshi arkiva perfshin dokumente gazeta leterkembime libra dhe mjaft objekte te tjera.

Jemi te sigurt se ky material do tu shkoje ne ndihme jo vetem historianeve te paanshem por dhe anetareve te thjeshte te Ballit dhe publikut te gjere duke nxjerre te verteten e Ballit ne Shqiperi e mergim tha Nihat Bakalli.

NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›