Nis cikli i filmave shqiptare ne Top Channel
Me qellimin per te promovuar kinematografine shqiptare dhe per te njohur publikun me disa nga filmat vendas te viteve te fundit Top Channel do te transmetoje mbremjet e te shtunave ciklin e filmave shqiptare.
Cdo film do te paraprihet nga nje program i dedikuar i titulluar Kinemaja ime ku do te flasin vete realizuesit e prodhimit kinematografik per tematiken per sekretet e shesheve te xhirimeve per si xhirohet nje film por edhe per te papriturat dhe ndodhite zbavitese te prapakuintave. Kete te shtune ne emision do te flitet per filmin Gjalle te Artan Minarollit prodhim qe ka fituar pese cmime nderkombetare.
Sot ne 20.10 emisioni Kinemaja ime dhe menjehere pas tij filmi Gjalle.