Infermieret Nen monitorim per etiken ne spitale
Reforma ne shendetesi eshte nje reforme e gjate dhe nje proces ndryshimi ne teresine e sistemit shendetesor. E si e tille ajo duhet te jete e pafund sepse ajo qe eshte e re dhe efektive sot vjetersohet neser dhe kerkon ndryshim kerkon te ecet me hapin e kohes. Edhe kujdeset infermierore si pjese e kesaj reforme kerkohet qe te ndryshojne ne te gjitha drejtimet. Kerkohet qe te ndryshojne menyren e te menduarit dhe te punuarit nga gjithsecili qe i perket ketij sektori. Nje fakt i tille u theksua nga presidenti i Urdhrit te Infermierit z. Sabri Skenderi. Pa ndryshuar nuk mund tu rezistoni kerkesave te kohes nuk mund ti rezistoni konkurrences se tregut mes institucioneve akreditimi I te cileve po troket por pjese e ketij procesi do te jeni edhe ju do te vleresohen burimet njerezore do te vleresohet puna cilesia dhe profesionalizmi juaj kenaqesia e pacientit ne radhe te pare sepse braktisja nga ai do te thote faliment per te gjithe - iu drejtua kryeinfermiereve te pranishem ne kete aktiv z. Skenderi. Ai shtoi gjithashtu se UISH tashme ka institucionin e vet me nje arkiv prej 13 mije dosjesh me te gjitha te dhenat e profesionisteve te kujdesit ka Regjistrin Elektronik per keto te dhena ka shperndare gjithashtu 15 mije kopje ne formen e nje libri xhepi me dokumentet kryesore te UISH-se. Shqetesimi yne mbeten sjelljet etiko-profesionale te profesionisteve te kujdesit duke synuar rritjen e cilesise se kujdesit infermieror. Nga testimet dalin ne pah sjelljet e tilla qe dallojne qe nga paraqitja e jashtme mbajtja e uniformes se punes nga levizjet me uniforme jashte vendit te punes nga komunikimi i cili eshte edhe me i rendesishmi apo braktisja e sherbimit me dite te tera dukuri kjo kryesisht per ambulant e fshatrave.