E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat Abuzimi me cmimet bashkia do te beje publike emrat e tregtareve

Ne menyre te perditshme merret informacion per cmimet dhe luhatjen e tyre. Bashkia e Tiranes ben te ditur se per cdo rast abuzimi me cmimet do te merren te gjitha masat sic parashikohen ne ligj sikunder emrat e subjekteve dhe drejtuesve te tyre do te behen publike ne media

Task-Forca e Bashkise se Tiranes vazhdon monitorimin intensiv te tregjeve te kryeqytetit me qellim parandalimin e rritjes abuzive te cmimeve. Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatoreve Drejtoria e Tatim-Taksave te Bashkise se Tiranes dhe Policia Bashkiake ishin dje ne tregun me shumice ne uzinen Dinamo.

Aksioni

Ne mbeshtetje te aksionit te nisur prej ditesh nga Bashkia e Tiranes ishte dje edhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve te cilet ka ushtruar kontrolle te shitjes me shumice dhe pakice e produkteve te shportes por edhe fruta-perimeve. Fale thirrjes se Bashkise se Tiranes pikat e shitjes me shumice kishin afishuar listen e cmimeve si dhe tregtonin mallrat te shoqeruara me faturat tatimore. Task-Forca e Bashkise se Tiranes vazhdon monitorimin ne te gjitha tregjet me shumice dhe pakice si dhe supermarketet e Tiranes. Ne menyre te perditshme merret informacion per cmimet dhe luhatjen e tyre. Bashkia e Tiranes ben te ditur se per cdo rast abuzimi me cmimet do te merren te gjitha masat sic parashikohen ne ligj sikunder emrat e subjekteve dhe drejtuesve te tyre do te behen publike ne media. Bashkia e Tiranes eshte e vendosur te mos cenoje per asnje cast rregullat e tregut te lire sikunder do te mbroje pa asnje hezitim konsumatoret nga cdo lloj abuzimi ndaj tyre.

Fundviti

Edhe pse cdo vit prag festash tregjet vendase rrisin cmimet e fruta-perimeve kete vit abuzimi pritet te frenohet disi. Strukturat e bashkise prej ditesh po monitorojne tregun dhe marketet ne vend duke u kerkuar tregtareve afishimin e cmimeve. Pak dite me pare ne nje dalje publike nenkryetari i Bashkise se Tiranes Edmond Panariti ka deklaruar Ne rast se konstatojme se cmimet nuk do te jene te afishuara te shpallura pa dyshim do te kete edhe sanksione masa qe na i jep ligji per pushtetin lokal.

Kontrollet

Kater grupe te perbashketa te Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatoreve Drejtorise se Taksave te Bashkise dhe Policise Bashkiake jane instaluar prane kater tregjeve me shumice te kryeqytetit atij tek ish-uzina Dinamo tregu ushqimor tek Qyteti i Nxenesve sheshi Avni Rrustemi dhe tregu i shumices tek 21 Dhjetori. Ndersa grupe te tjera te perbashketa monitorojne tregjet me pakice dhe supermarketet e kryeqytetit. Kete jave Bashkia e Tiranes per te parandaluar spekulimet me cmimet ne ndihme te konsumatoreve do te beje publike cmimet me shumice dhe pakice te mallrave te shportes dhe fruta-perimeve. Periodikisht do te publikohen dhe cmimet mesatare ne cdo minibashki me synim qe konsumatori te jete i informuar per luhatjen e cmimeve ne zonat e ndryshme te Tiranes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›