Ksera Vendimi per cmimin e energjise ndihmon shtresat ne nevoje
Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta e ka cilesuar vendimin e Entit Rregullator te Energjise per mosrritjen e cmimit te dritave si nje mase te nevojshme per personat ne nevoje. Ky vendim i ERE-se respekton nder te tjera vendimin e Keshillit Kombetar te Punes si organi me i larte konsultativ trepalesh per mosaplikimin e tarifave te reja te energjise. Vendimi vjen ne zbatim te marreveshjes se nenshkruar mes qeverise shqiptare dhe sindikatave te pavarura te Shqiperise dhe marreveshjes qe ka Ministria e Punes me punedhenesit dhe punemarresit per mbrojtjen e shtresave ne nevoje dhe garantimin e kushteve lehtesuese per biznesin - tha sot ministri i Punes Spiro Ksera. Ai theksoi se prioritet i qeverise eshte ulja e varferise dhe mbrojtja e shtresave ne nevoje si dhe garantimi dhe sigurimi i te gjithe konsumatoreve ne kushte te veshtira social-ekonomike ku perfshihen
- familjet te cilat trajtohen me ndihme ekonomike apo qe kane ne perberje te tyre anetare me aftesi te kufizuara
- pensionistet kryefamiljare
- familjet e punonjesve buxhetore me page mujore bruto nen 35 mije leke ne muaj.
Keto kategori do te vazhdojne te perfitojne ashtu si deri tani kompensimin ne vleren e 640 lekeve ne muaj bazuar ne vendimin e qeverise Per mbrojtjen e shtresave ne nevoje nga rritja e cmimit te energjise elektrike. Ministria e Punes garanton thellimin e bashkepunimit me partneret sociale per te plotesuar cdo kerkese legjitime dhe qe vjen ne mbeshtetje te kategorive ne nevoje - tha Ksera.