E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leucemia Shtohen te prekurit me te rriskuarit moshat e reja

Leucemia kronike nje nga semundjet me te renda te gjakut po prek gjithnje e me shume mosha e reja ne vendin tone. Mjeket hematologe thone se cdo vit ka raste te reja qe diagnostikohen pasi tashme ka zbritur mosha e shfaqjes se kesaj semundjeje e cila nese nuk trajtohet eshte vdekjeprurese. 2 per qind e te prekurve nga kjo semundje jane femije. Leucemia kronike eshte semundje e gjakut gjate se ciles trupi prodhon qeliza te bardha kanceroze qe nuk kryejne funksionin e tyre normal. Kanceri ne gjak sipas mjekeve ka zhvillim te ngadalte por nuk perjashtohen rastet kur ai agravon menjehere duke shkaktuar dhe humbjen e jetes. Simptomat e leucemise ne fillim nuk jane te dukshme por ne nje kohe me te vone shfaqen me lodhje te vazhdueshme humbje ne peshe ethe veshtiresi ne frymemarrje djerse naten renie e oreksit dhimbje barku e te tjera. Mjeket thone se duhet vetem nje analize gjaku per te kapur ne kohe kete semundje e cila nese trajtohet sic duhet edhe pse me kosto te larte shpeton jeten.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›