Armando Vajushi eshte edhe prane por edhe larg Hajdukut te Splitit
Në ajër është një nga transferimet më të bujshëm që ka bërë ndonjë herë kampionati shqiptar i futbollit. Ler mënjanë Jahmir Hykën dhe Elis Bakajn, kalimi i mundshëm i Armando Vajushit tek Hajduku i Splitit do të jetë “bomba” e radhës, gjithnjë nëse do të “shpërthejë” sipas kurdisjes që i është bërë sahatit dhe nëse fitili nuk do të këputet.
Plot 300 000 euro është shuma që kërkon presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, një shifër tepër e lartë për një lojtar 19-vjeçar, por edhe 20 për qind të parave që Hajduku do të fitonte nga transferimi i radhës i Vajushit deri në moshën 23 vjeç.
Pala kroate nuk është se bie shumë poshtë dhe është gati t’i japë paratë, por të ndara në dy këste nga 150 000 euro, pa dashur më tej të japë përqindje nga shitja e kartonit. Fushaj, mësohet se, nuk dëshiron të bjerë më poshtë se 250 000 eurot e marra në dorë dhe kërkon edhe përqindjet, ndaj edhe propozimi i fundit i Hajdukut ka qenë për 200 000 euro në dorë dhe 10 për qind të kartonit, gjithnjë nëse shitet deri në moshën 23-vjeçare.
Nga ana e tij, Vajushi ka firmosur një kontratë bashkëpunimi me dy menaxherë të njohur si Raça dhe Ocelli, por ende jo ndonjë marrëveshje qoftë edhe paraprake me klubin më të vjetër kroat të futbollit.
Sipas burimeve pranë futbollistit, marrëveshja mund të arrihet edhe menjëherë, por edhe pas shumë ditësh, meqë koha në dispozicion të të dyja palëve nuk mungon, ndërsa Vajushi ka edhe disa vjet kontratë me Vllazninë.