E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastore mohon largimin nga Palermo

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 16:22

Ylli i Palermos Javier Pastore ka insistuar se kurrë nuk ka thënë se dëshiron të largohet nga klubi pas interesimit nga klube të mëdha evropiane.

Pastore ishte cituar nga Fox Sports Argentina duke thënë se : “Ndjej se ka ardhure koha të largohem nga Palermo”.

Por, mesfushori argjentinas ka publikuar një komunikatë zyrtare për të mohuar deklaratat e atribuara në emër të tij.

“Kurrë nuk kam thënë se dua të largohem nga Palermo. Shumë njerëz më kanë pyetur nëse kam thënë se ka ardhur koha të largohem por e vërteta është se kurrë nuk kam thënë diçka të tillë dhe jam i lumtur në Palermo. Ajo që e përsëris çdo herë është se nëse mburrim një ofertë e mirë për klubin dhe mua, ne do ta vlerësojmë së bashku me klubin dhe menaxherin tim”, tha Pastore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›