Martinez qëndron në Wigan

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 16:54
Menaxheri i Wigan Athletic, Roberto Martinez ka vendosur të mbetet në klub pavarësisht interesimit nga Aston Villa. Martinez 37 vjeç do të nënshkruan kontratë të përmirësuar trevjeçare në Wigan në vend të kalimit në Villa Park.
“Roberto u takua me presidentin e Wiganit Dave Whelan dhe ka vendosur të respekton obligimet e tij me klubin” thuhej në një komunikatë të Aston Villas. Whelan ishte shprehur optimist se Martinez do të mbetet në klub dhe në fund doli se kishte të drejtë.