Armatimi i Egjiptit nga SHBA

Shume arme qe tani shihen ne Kajro si avionet F16 gazi lotesjelles i firmes Combined Systems International apo tanket ne rruget e Aleksandrise jane te prodhimit amerikan.
SHBA e ka armatosur ne menyre masive regjimin e Mubarakut dhe ushtrine egjitpiane ne 30 vitet e fundit shpjegojne ekspertet.
Pervec Izraelit asnje vend tjeter nuk ka marre me shume ndihma financiare se Egjipti. Sipas te dhenave te Ministrise se Jashtme amerikane ndihmat ushtarake per Egjiptin nen titullin Foreign Military Financing FMF kapin shumen mesatare prej 13 miliarde dollaresh ne vit thote William Hartung ekspert ushtarak i Foncacionit New America.
Sipas disa te dhenave prej ardhjes ne pushtet te Mubarakut ushtrise egjiptiane i jane derguar armatime ne vlere prej 40 miliarde dollaresh pohon ai.
Se a do te vazhdoje eksporti i armeve ende nuk eshte e qarte thote zedhenesi i Obames Robert Gibbs Ende nuk eshte vendosur. Tani do te shikojme me kujdes sjelljet e qeverise egjiptiane dhe me pas do te vendosim.
Nihma dhe sherbimet Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hosni Mubarak bashkepuntor i SHBA.
Ndihmat ne armatim deri tani kane funksionuar sipas parimit te shkembimit te mallrave avione helikopterre raketa dhe armatime te tjera jane derguar si kompensim per sherbimet paqesore te Mubarakut ne Lindjen e Mesme dhe per respektimin e Marreveshjes paqesore me Izraelin.
Keshtu thuhet ne nje raport sekret te ambasades amerikane ne Kajro qe eshte botuar ne platformen e internetit Wikileaks. Sipas ketij raporti prej vitit 2009 ushtria amerikane ka edhe disa perparesi te tjera anijet amerikane te parat mund te kalojne kanalin Suez ndersa avionet ushtarake mund te fluturojne ne cdo kohe mbi Egjipt thote William Hartung.
Si ushtria amerikane ashtu edhe prodhuesit e armeve jane te interesuar per nje raport te mire me Mubarakun.
Perfituesit me te medhenj Bildunterschrift Avioni amerikan F16
Vetem gjiganti i armatimeve Lockhead Martin ka nenshkruar ne 10 vitet e fundit kontrata per shitjen e armeve ne Egjipt ne vlere prej 38 miliarde dollare pohon ai. Koncerni i dyte qe ka perfituar me se shumti eshte General Dynamics i cili ne Egjipt ka shitur prej vitit 2001 tanke ne vlere prej rreth 25 miliarde dollaresh. Ndersa ne vendin e trete eshte koncerni Boeing me kontrata ne vlere prej 17 miliarde dollaresh.
Ne listen zyrtare te furnizueve te Egjiptit me arme jane koncernet amerikane Lookheed Martin General Dynamics Boeing Raytheon apo General Electric dhe BAE Systems. Qeveria ne Kajro i porosit keto arme ose tek ushtria amerikane ose ne keto koncerne.
Per keto koncerne eshte tani e qarte me perfundimin e periudhes se sundimit te Mubarakut do te perfundoje edhe faza e perfitimeve te medha ne kete vend. Pasardhesit e Mubarakut me siguri qe do te jene me kritike ndaj amerikaneve.
Autor Ralph Sina/Bahri Cani
Redaktoi Elert Ajazaj