Zbardhja e ngjarjes se 21 janarit ne duar te drejtesise

Te gjitha palet drejtesia shteti. faktori nderkombetar jane te interesuara te zbardhin keto ngjarje. Por kjo deshire qe ne krye te heres po perballet me veshtiresi. Ato lidhen me respektimin e kodit te procedures penale marredhenieve mes institucioneve ruajtjes se pavaresise dhe kompetencave te tyre. Situata eshte e tille ku opozita dhe maxhoranca vazhdojne te akuzojne njera tjetren per vrasjen e 3 demostruesve ku komisioni hetimor parlamentar konsiderohet antikushtetues nga kreu i shtetit Bamir Topi qe refuzoi dje te deshmonte tek ky komision. Fletearrestet e Prokurorise se Pergjithshme per 6 oficere te Gardes se Republikes vazhdojne te mos ekzekutohen nga policia e shtetit qe varet nga pushteti ekzekutiv. Por cfare thote Kushtetuta per kompetencat e Prokurorise
Aurela Anastasi pedagoge e se drejtes Kushtetuese ne Fakultetin Juridik Universiteti i Tiranes Kushtetuta e parashikon institucionin e Prokurorise si institucion te pavarur kushtetues qe ushtron ndjekjen penale dhe perfaqeson akuzen ne gjyq ne emer te shtetit. shte absolutisht kompetence e Prokurorise qe te jape urdherndalime apo urdherarrestime dhe vleftesimi i ketyre masave behet brenda 48 oreve nga Gjykata qe eshte institucioni i vetem kompetent qe mban ne fuqim ose hedh poshte si te paligjshem urdherin e Prokurorse. Por Prokuroria nuk mund te paragjykohet per urdheratm qe ajo leshon.
Duke iu referuar Kushtetutes dhe Kodit te Procedures Penale Znj. Anastasi ve ne dukje se ndalimi ose arrestimi nuk presupozon fajesine ose pafajesine e personit te ndaluar por vetem hapjen rruge te hetimeve per te zbardhur ngjarjen.
Perzierja e politikes me drejtesine - shenje e dobesise se shtetit ligjor ne Shqiperi.
Situata e krijuar lidhur me hetimin e ngjarjeve te 21 Janarit per analistin politik Eduard Zaloshnja tregon brishtesine e shtetit ligjor dhe te institucioneve ne Shqiperi. Shteti ligjor ne Shqiperi eshte shume i dobet. Atje ku ka demokraci te pjekur dhe shtet ligjor ekzekutivi do te terhiqej plotesisht nga hetimi dhe do tia linte Prokurorise ti shkonte procesit deri ne fund. Ngjarjet e 21 janarit tregojne se jemi nje vend parademokratik apo gjysem ligjor. Nuk ka ende nje drejtesi te pavarur. Per kete flasin edhe raste te tjera kur anetare te larte te ekzekutivit jane hetuar nga Prokuroria ceshtja ka shkuar madje deri ne Gjykate por Prokuroria nuk ka arritur ti perballe ata me Drejtesine. Perzierja e politikes me drejtesine eshte shenje e sigurte e dobesise se shtetit ligjor thote Eduard Zaloshnja.
Kushtetuta - e parespektuar
Per nje shtet ligjor te dobet pedagogia e se drejtes kushtetuese Aurela Anastasdi sjell edhe argumenta te tjere qe i kane nxjerre ne pah ngjarjet dramatike te 21 janarit. shte fjala per shkelje te disa ligjeve. Njera pale thote se eshte shkelur ligji per tubimet duke u tejkaluar me veprime nga demonstruesit. Pala tjeter thote se ka shkelje te procedures penale pasi policia e shtetit nuk ekzekuton urdherat e Prokurores se Pergjithshme. Por ka edhe aspekte konstitucionale marredheniet mes Parlamentit dhe institucioneve te pavarura midis qeverise dhe ketyre institucioneve marredheniet mes pozites dhe opozites ne Parlament. thote Znj. Anasatasi.
Faktori nderkombetar dhe hetimet.
Shkeljet e ligjit akuzat e ndersjellta mes paleve dhe mosrespektimi i pavaresise se institucioneve e ben zbardhjen e ngjarjeve te 21 janarit nje rebus te nderlikuar. Per te shkuar tek e verteta dhe vene pergjegjesit para Drejtesise ne ndihme ka ardhur faktori nderkombetar. Eksperte amerikane po asistojne Prokurorine e Pergjithdshme ne hetimet e saj. Perfitimet ne nje situate te ndere jane shumeplaneshe. Duket se ekspertert nderkombetare jane njeherazi nje lloj arbitri nje lloj pale e trete mes Prokurorise dhe pushtetit Ekzekutiv. Interesi kryesor i partnereve nderkombetare eshte qe Shqiperia te kete stabilitet thote Eduard Zaloshnja.
Pa dyshim rol paresor ne stabilitetin politik luan drejtesia e pavarur ajo qe ve perballe saj shkaktaret e dhunes ne demostraten e 21 Janarit ne Tirane. Ne kete kuptim edhe nderkombetaret jane perballe sproves se rradhes per te kontribuar ne funksionimin e nje drejtesie te pavarur ne Shqiperi. Nderhyrja e nderkombetareve eshte ne kohen e duhur eshte shume e nevojshme jo vetem per te garantuar hetime profesionale te bazuara ne metodat shkencore me te perparuara qe Prokuroria shqiptare nuk i ka per te garantuar paanshmertinme e hetimeve por ne rradhe te pare edhe per te garantuar respektimin e te drejtave te lirive dhe te drejtave qytetare ne Shqiperi per njeriun qe keto te drejta te mos shkelen thote Aurela Anastasi.
Respektimi i ketyre te drejtave eshte baza e qendrueshme e stabilitetit politik ne Shqiperi.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Angjelina Verbica