SHBA po negocion per terheqjen e menjehershme te Mubarakut

Nje skenar i mundshem eshte qe Mubaraku tia dorezoje pushtetin zevendespresidentit Omar Suleiman. Qeveria tranzitore duhet te kerkoje dialog me grupet opozitare perfshire edhe Vellazerine e ndalur Myslimane tha qeveria amerikane. Nje zedhenes i Shtepise se Bardhe tha se presidenti Barak Obama ka bere te qarte se ka ardhur koha per nje kalim te rregullt te pushtetit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton
Presidenti egjiptian Mubarak ka refuzuar deri tani te terhiqet. Ai tha se do te qendroje nje here per nje here ne pushtet megjithe protestat e vazhdueshme dhe eksceset e dhunes.
Te enjten 82 vjecari tha ne nje interviste ne stacionin amerikan ABC se ne parim eshte i gatshem te terhiqet por refuzoi doreheqjen e menjehershme. Sipas mendimit te tij ne kete rast do te shperthente menjehere kaosi. Lidhur me trazirat e pergjakshme ne sheshin Tahrir ne Kairo Presidenti tha se ndihet keq per shkak te shperthimit te dhunes. Ai nuk do qe egjiptianet te luftojne kunder egjiptianeve. Megjithate pergjegjesine per dhunen ia vuri Vellazerise Myslimane.
Ne sheshin Tahrir ne Kairo nata kaloi e qete. Mijera demonstrues e kaluan naten aty. Kete te premte priten serish protesta. Aktiviste te opozites shpallen diten e premte diten e largimit te Mubarakut.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Idhtare te Mubarakut ne Kajro
Ministrja e Jashtme e SHBA Hillary Clinton denoi sulmet kunder gazetareve ne Kajro. Sulmet jane te papranueshme tha ajo. Ato perbejne nje shkelje te normave nderkombetare dhe te lirise se shtypit.
Gjate trazirave te dhunshme mbeshtetes te qeverise goditen me shkopinj gazetaret e huaj duke shkaterruar pajisjet e tyre. Dhjetera gazetare te huaj u arrestuan duke perfshire edhe dy te gazetes amerikane The Washington Post.
Sipas te dhenave te forcave te shpetimit ne sheshin qendror Tahrir dje te enjten nje qytetar i huaj u rrah per vdekje. Deshmitare okulare njoftojne se kryesisht simpatizantet e Mubarakut ushtrojne gjueti ndaj gazetareve te huaj.
Autor DW/ Angelina Verbica
Redaktoi Aida Cama