E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arme e thika per gardhin e shtepise dajat perleshen me niperit

Nje sherr i nisur per gardhin qe ndan oborret e shtepise ka degjeneruar ne perleshje me mjete te ftohta dhe arme zjarri mes dy familjeve ne fshatin Rrushkull te Durresit duke kaluar ne nje masaker te vertete. Por duke iu referuar te dhenave paraprake te policise raporton se sherri mes Artan dhe Admir Ujkes si dhe vellezerve Ylli e Bledar Kola ka nisur qe prej dites se hene duke degjeneruar me pas ne dhune fizike ndaj njeri-tjetrit mengjesin e djeshem. Sipas te dhenave nga policia dhe deshmitaret e autoreve te ngjarjes personat te cilet jane zene me arme e thika per gardhin e shtepise kane qene te aferm me njeri-tjetrin. Me tej mesohet se personat e konfliktuar kane edhe lidhje gjaku me njeri tjetrin dy dajat kunder dy niperve. Policia ben te ditur se te kater personat kane marre plage. Ne gjendje me te rende raportohet te jete Admir Ujka i cili eshte shtruar ne spitalin e Durresit dhe Bledar Kola ne Spital Ushtarak ne Tirane. N dirsa mesohet se dy te plagosurit e tjere jane jashte rrezikut per jeten. Policia dhe Prokuroria kane nisur hetimet per te sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›