Armë shqiptare në Kongo

Pushtimi i qytetit Goma në lindje të Kongos nga rebelët zbuloi një skandal që përfshin edhe Shqipërinë. Rebelët e ushtrisë M23 kapen armatimet e lëna pas nga ushtria kongoleze.
Ne pamjet e regjistruara nga gazetarët e agjencisë Reuters zbulohet se ushtria kongoleze përdorte armatim shqiptar. Këto janë predha murtajash të renda 120 milimetra që kanë dalë nga rezervat e Ushtrisë Shqiptare dhe kanë përfunduar në duart e ushtrisë kongoleze, transmeton Tch.
Ky është një ushtar i forcave rebele qe tregon arkat me predha mortajash mbi te cilat nga mbishkrime ne gjuhën shqipe .
Armët shqiptare furnizojnë një konflikt të përgjakshëm shumëvjeçar në Republikën e Kongos në një kohë kur ndaj këtij vendi ka embargo armësh si një masë për të kufizuar mundësinë e vijimit të konfliktit. Por këtë embargo e kane çare armët shqiptare të cilat janë përdorur në masë në luftën e Kongos.
Predhat 120 milimetrash janë në sasi shumë të madhe në depozitat e Ushtrisë Shqiptare. Për to është vendosur që të dëmtohen dhe kjo gjë u realizua deri në momentin e shpërthimit në Gërdec, ndërsa vijoi me pas ne uzinat ushtarake ne gjithë vendin ne Gramsh, Poliçan dhe Skrapar si dhe në disa poligone ushtarake të caktuara nga Qeveria.
Pak muaj më parë, në kuvendin e shqiptar u zhvillua një debat i ashpër, pasi deputeti Erjon Braçe, akuzoi se Ministria e Mbrojtjes po bënte trafik armësh duke çuar sasi kolosale një kompanie serbe në Malin e Zi. Me ri ndezjen e konfliktit ne Kongo, republikën që për president ka një emër të njohur, Laurent Kabila në skenë dolën armët shqiptare që po shkaktojnë viktima dhe po ushqejnë një konflikt të përgjakshëm në këtë vend të trazuar afrikan./Indeksonline/