“Thirrja e Artë”, lotari ilegale

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një njoftimi bënë të ditur se Shou programi “Thirrja e Artë”, nuk ka leje nga kjo Administratë, që të organizojë lojë shpërblyese.
“Duke pasur parasysh se Administrata Tatimore e Kosovës është kompetente për licencimin e Lojërave të Fatit, në bazë të ligjit në fuqi Nr. 04/L-080 përkatësisht nenit 5, për Lojërat e Fatit, kjo lojë shpërblyese apo ky shou program është i ndaluar të zhvillohet, citojmë nenin 5: Konkurset shpërblyese që i organizon subjekti juridik me qëllim publiciteti nuk janë lojëra të fatit, në pajtim me këtë ligj dhe mund të organizohen me kusht që pjesëmarrja në lojë të mos inkasohet dhe të mos këtë kosto shtesë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
ATK-ja, sqaron se emisioni “Thirrja e Artë” është në kundërshtim me nenin 5, paragrafi 2, i Ligjit për Lojërat e Fatit, Nr. 04/L-080.
“Për arsye se shikuesit për të marrë pjesë në këtë lojë apo shou, duhet të dërgojnë sms dhe kjo formë ka kosto shtesë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e ATK-së./Indeksonline/