Klodian Duro: Barazimi, rezultat i kënaqshëmShqipëria ka arritur në këtë edicion tri barazime të mëdha: 0-0 me Suedinë në Tiranë, 0-0 me Portugalinë në Braga, 0-0 me Maltën e “vockël” në La Valeta dhe tani 1-1 me Danimarkën.

Publikoje ne:
Klodian Duro, mesfushori i aktivizuar në të nënta ndeshjet eliminatore të Botërorit të Afrikës së Jugut, e cilësoi barazimin me Danimarkën, i katërti në nëntë ndeshje për Shqipërinë, si një rezultat të kënaqshëm. “Pjesën e parë e nisëm jo mirë, por barazimi në të pjesën e dytë na bëri që të kontrollojmë lojën. Suksesin ua dedikoj të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen”. Shqipëria ka arritur në këtë edicion tri barazime të mëdha: 0-0 me Suedinë në Tiranë, 0-0 me Portugalinë në Braga, 0-0 me Maltën e “vockël” në La Valeta dhe tani 1-1 me Danimarkën. Ndeshja e fundit e Shqipërisë është ajo me Suedinë, më 14 tetor në Solna
E Enjte, 10 Shtator 2009