Armend Dallku: Kujdes ne minutat e fundit

/* */
Mbrojtesi Armend Dallku, e di se së bashku me kolegët e tjerë të repartit mbrojtës do të kenë goxha punë për të përballuar sulmuesit e fuqishëm francezë, me në krye Karim Benzemanë e Realit të Madridit, apo fantazistë të klasit botëror si Frenk Riberi i Bajernit të Munihut dhe Samir Nasri të Mançester Sitit.
“Franca ka lojtarë shumë cilësorë dhe nuk duhet të fokusohemi vetëm tek Riberi. Gjatë 90 minutave do të luajmë me impenjim maksimal. E kemi treguar shpesh këtë në shumë ndeshje. Në futboll mund ta pësosh golin edhe në minutën e fundit, kështu që do një përqëndrim maksimal për të përballuar një ekip si Franca”, - tha kosovari, i cili luan në Ukrainë me Vorskla Poltavën, dhe ndihmoi ekipin e tij të zinte një vend në fazën e grupeve në Ligëne e Europës.
“Problemi më i madh i yni është që jemi nëntë lojtarë me kartonë të verdhë, kështu që do të jetë paksa problem për ne. Megjithatë, do të mundohemi të luajmë sa më mirë. Një ndeshje futbolli është e papërshkrueshme para se të luhet dhe në fushë dhe mund të ndodhë gjithçka”, - tha 28-vjeçari Dallku, i cili numëron 41 ndeshje dhe ka shënuar një gol në fitoren 3-0 kundër Maltës, gjatë eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2010.