Ermal Tahiri: Shqipëria ka forcë të rivalizojë me Francën

/* */
Dash FRASHËRI (Gazeta TELEGRAF) - Ermal Tahiri është i vetmi lojtar shqiptar, i cili i ka shënuar një ekipi francez, pikërisht Olimpikut të Marsejës, në atë humbje 5-1, kur Dinamoja jonë luajti në Ligën e Kampioneve, në sezonin 1990-1991, por me gjigantët e Marsejës që u shpallën atë edicion kampionë të Europës.
Ermali ishte pjesë e Kombëtares shqiptare, në atë humbje të thellë 5-0 me Francën, në “Park dë Prëns”, por dhe në atë humbje 9-0 me Spanjën (1990) në Sevilje. Në prag të Ndeshjes Shqipëri-Francë (2 shtator 2011, gazeta “Telegraf” intervistoi lojtarin e njohur tiranas, dy herë kampion i Shqipërisë (1985-1986 dhe 1990-1991), fitues i Kupës së Shqipërisë (1990) dhe Superkupën (1990).
Ermal, të premten Kombëtarja do të luajë kundër Francës. Ju keni qenë pjesë e kuqezinjve në ndeshjen e vitit 1991, në atë humbje 5-0. Si e kujtoni?
Pavarësisht humbjes dhe rezultatit, në atë takim kemi bërë një ndeshje të mirë, çka është pranuar nga shumë specialistë. Personalisht, e kujtoj si një ndeshje të bukur dhe eksperiencë të madhe. Besoj se kishim një Kombëtare të mirë, me lojtar me vlera, por që fatkeqësisht nuk kishim kushtet thuasje ideale që kemi tani. Ishte shumë e vështirë në atë kohë, në vitin 1991, të ishim njësoj si të huajt. Gjithsesi, luajtëm me krenari për veten tonë dhe për Shqipërinë.
Pragndeshja dhe pasndeshja me Francen, u shoqërua edhe me largimin e Kaçaçit, Ibros, Leskajt në Zvicër e me pas dhe Vatës, Gjergjit, Kepës dhe Sukajt, pas ndeshjes. A ndikoi ajo situatë në humbjen e thellë me Francën?
Padyshim, pavarësisht se Franca në ato vite ka pasur një prej formacioneve më të mira të kohës. Të gjithë lojtarët që u larguan, ishin ndër më të mirët e ekipit Kombëtar, e sigurisht që mungesa e Kaçaçit, Ibros dhe Leksaj, të cilët ishin titullarë në humbjen 1-0 në Tiranë, na kushtoi jo pak. Ata ikën për të luajtur në vende të tjera. Kujtoj që ishim shumë të lidhur me njëri-tjetrin, ishim të gjithë si një familje, kështu duhet të jetë dhe Kombëtarja sot.
Tahiri, cili është vlerësimi juaj për ekipin aktual francez, me yje të tillë si Riberi, Nasri apo Benzema. A ka forca Shqipëri për të bërë një ndeshje të të madhe dhe të marrë një rezultat pozitiv?
Shqipëria ka tani një skuadër më të konsoliduar, nëse do t’i referohesha edhe kohës kur ne luajtëm kundër Francës. Francezët nuk janë më ata të viteve 1990-2000, kur ne i ishim paksa inferiorë. Kohët kanë ndryshuar, jemi afruar në nivel, dhe them se do të jen detajet ato që do të bëjnë diferencën dhe do të përcaktojnë fatin e ndeshjes. Prandaj duhet të kemi shumë kujdes.
Le të bëjmë një rikthim në kohë. Gjatë karrierës suaj me Dinamon, i ke shënuar gol një prej ekive legjendë në Francë, siç konsiderohet Olimpiku i Marsejes, në atë humje 5-1 në “Velodrome”, për Ligën e Kampioneve 1990-1991, por që vinte pas atij barazimi 0-0 në Tiranë. Një kujtim i bukur apo jo?
Është një nga ndeshjet me të bukura të jetës time. Kjo jo vetëm për shkak të golit që shënova, por eksperienca që të luash në atë fushë, në atë stadium, kundër lojtarëve të tillë si Zhan Pier Papin, Erik Kantona, Kris Uodëll, Zhan Tigana, Manuel Amoros, të cilët bënë histori në futbollin europian. Edhe pse kanë kaluar mbi 20 vjet, e kujtoj shpesh.
Në atë, takim nga Dinamo luajti edhe Foto Strakosha, Agim Canaj, Sulejman Demollari, por edhe Pjerin Noga, lojtar i parë që nuk u kthyer në Shqipëri, dhe flasim për shtatorin e vitit 1990. Ndonjë koment?
Ndoshta ka qenë ekipi më i mirë i Dinamos, i të gjitha kohërave, pasi përveç atyre që përmendët ju, ishin dhe Ajan Stafa, Arben Milori, Eduard Abazi, Genc Ibro, Josfi Gjergji. Të gjithë luajtën në Europë me dhe shkëlqyen me klubet ku u aktivizuan. Kjo tregon edhe se çfarë niveli kishte Dinamo në atë kohë.
Keni fituar dy kampionate, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë. Si i kujtoni?
Kohë fantastike. Një Dinamo e plotë me lojtar të kompletuar, me futboll të bukur. Kujtime të paharruara. Dinamo është jeta ime në futboll. Kalova vite të bukura. Dola dy herë kampion i Shqipërisë (1985-1986 dhe 1990-1991), fitues i Kupës së Shqipërisë (1989 dhe 1990) dhe i Superkupës(1990).
Në finalen e Superkupës së vitit 1991, shënuat dy gola për Dinamon, në barazimin 3-3 me Flamurtarin, por të humbur me penallti 5-4. Të gjithë e konsiderojnë si një nga finalet më emocionuese.
Po, ishte një ndeshje spektakolare. Shënonte Sokol Kushta e më pas shënoja unë, ai bëri tre gola, unë dy, e më pas Demollari fiksoi shifrat 3-3. Ishte një finale emocionuese. Humbëm me penallti 5-3, nga Dinamo gaboi Abazi (shtyllë) dhe Xhafa, nga Flamurtari gaboi Memushi (jashtë).
Cili është?
Ermal Tahiri (i lindur më 27 prill 1969), sot 42 vjeç, ishte pjesë e Dinamos që fitoi titujt në sezonet 1985-1986 (trajner Fatmir Frashëri) dhe 1989-1990 (trajner Bejkush Birçe). Si lojtar i Dinamos ka fituar edhe Kupën e Republikës në sezonin 1988-1989 dhe 1989-1990, si dhe Supërkupën e Shqipërisë (1990). Pas largimit nga Shqipëria, Ermali luajti në Greqi me një numër të madh ekipesh, PAS Janinën, Atromiton, Apolon Athinon, Jaliso Rodos, A.O. Velisariu, Panegjaleio, Markos, etj. Vari këpucët në gozhdë pas sezonit 1997-1998. Me Kombëtaren ka luajtur 4 ndeshje> Greqi (2), Spanje dhe France. Aktualisht, jeton në Janinë, ku ka hapur biznesin e tij, si dhe është trajner i ekipeve të moshave në akademine e qytetit grek.
ARRITJA
Ne Greqi ka shenuar mbi 120 gola
Pas largimit nga Dinamo, Ermali nisi një karrierë në Greqi, duke filluar me PAS Janinën, atje ku dhe u instaluan shumë shqiptarë të tjerë. “Kam luajtur me PAS Janinën, Atromiton, Apolon Athinon, Jaliso Rodos, Markos si dhe disa skuadra të tjera, - tha Tahiri. “Në Janinë kam luajtur së bashku me Arjan Bellain. Dola golashënuesi më i mirë i Greqisë në vitin 1999 me 21 gola. Jam ndër 20 golashënuesit më të mirë të Greqisë me 120 gola, dhe dy herë lojtari më i mirë i huaj në Greqi. Suksese të cilat i konsideroj më shumë vlerë në karrierën time”.
SHQIPTARËT
Legjendën Lefter Millo e kujtojnë gjithmonë
Gjatë 20 viteve të fundit, në Greqi kanë luajtur shumë lojtarë shqiptarë, të cilët me performancën e tyre dhe golat që kanë realizuar, kanë shënuar emrat e tyre në statistikat e futbollit grek. “Në Greqi, ka luajtur ajka e futbollit shqiptar, duke filluar me Foto Strakoshën, Arjan Bellajn, Artur Lekbellon, Mirel Josën, Agustin Kolën, Vasillaq Ziun, por dhe shumë të tjerë si Alban Bushi, Arjan Beqaj, por pa harruar kurrsesi Lefter Millon, i cili humbi jetën në një aksident pranë Larisës në vitin 1997, e që edhe sot kujtohet me shumë respekt në Greqi”.
PAS JANINA
“Lila, i kompletuar; Vila ka nevojë akoma”
Ermali prej disa vitesh është instaluar në Janinë, ku vazhdon edhe sot të jetë pranë futbollit, duke punuar edhe si trajner pranë akademisë së futbollit. PAS Janina ka blerë këtë sezon, dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, mbrojtësin Andi Lila dhe mesfushorin Emiljano Vila. Por, cili është gjykimi i Tahirit dhe ambientit futbollistik janinas? “Mbrojtësi Andi Lila është jashtëzakonisht i mirëkompletuar dhe luan në formacionin titullar, kurse Vila ka nevojë për akoma më shumë punë për të qenë në formacionin bazë”.