E Diel, 1 Nëntor 2026

Armenia ndalRusinë, por heroiështë portieri

MOSKE- Rusia, kryesuesja e grupit B, është ndalur në një barazim pa gola në Jerevan, nga Armenia vendase. Pavarësisht se dominuan për gjithë ndeshjen, rusët treguan edhe këtë herë dobësinë e tyre para portës, duke mos shndërruar në gol rastet e krijuara.

Portieri armen Roman Berezovski u bë heroi i ndeshjes, ndërsa në minutën e 51-të, vendasit patën mundësinë më të mirë të ndeshjes me sulmuesin Jura Movsisian, që nuk e dërgoi dot topin në rrjetë nga 7 metra larg. 11 minuta para fundit, Arshavin pati një shans të artë, por pak metra larg portës, e dërgoi topin jashtë. Barazimi e çon Rusinë në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Armenia ka vetëm 8.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›