E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, Cmimi i Madh nëAustrali, Vettel i parinë pole position

MELBOURNE- Është e Sebastian Vettel pole position-in i parë i Botërorit 2011 të Formula 1. Në provat zyrtare në Melbourn piloti i “Red Bull” ka qenë më i shpejti.

Pranë tij do të niset “McLaren” i Lewis Hamilton. Nga “Ferrari” Fernando Alonso do të niset nga vendi i pestë, ndërsa Felipe Massa është i teti.

Dominimi i “Red Bull” është shfaqur që në provat e fundit të lira. Në cirkuitin e Albert Park, kampioni i botës me një shpejtësi super 1’24”507 la pas shokun e skuadrës Mark Webber, me 1’25”507.

Michael Schumacher me “Mercedes” arriti të zinte vetëm vendin e dhjetë, ndërsa ferraristi tjetër, Felipe Massa nuk shkoi përtej të dymbëdhjetit.

Nesër në garën e parë të kampionatit do të mbahet një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit dhe tsunamit që goditën Japoninë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›