E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armet e Skenderbeut largohen nga Shqiperia, u pane nga 1. 7 milion shqiptare

Me shume se gjysma e popullsise se pergjithshme te vendit, kane shkelur ne Muzeun Historik Kombetar per te pare armet e Skenderbeut. 13 janari ishte dhe dita e fundit e ekspozimit te tyre ne Shqiperi, ku fluksi i vizitoreve rezultoi te ishte i larte. Sipas te dhenave nga muzeologet, 1 milion e 700 mije persona kane vizituar Muzeun, qe nga data 22 nentor, mes tyre ka nga ata qe kane pare keto simbole historike me shume se nje here. “Megjithese eshte dita e fundit, vizitueshmeria vazhdon te jete ende e larte me kerkesa te shumta, te kategorive te ndryshme, qe nga femijet e kopshteve dhe te moshuar. Themi qe eshte rreth 1 milion e 700 mije vizitore. Ndoshta dikujt mund t’i duket pak e tepruar, mund t’i duket e ekzagjeruar. Eshte nje shifer teper reale, me statistika te pergjithshme, qe ne kemi mbajtur dhe ne kete shifer do te thosha ndikon, e para njehere, pjesemarrja ne keto vizita, jo vetem e shqiptareve brenda kufijve te Shqiperise, por e gjithe shqiptareve nga te gjithe trojet etnike”, shprehet per mediat Sotiruklla Hoxha, shefe e Muzeologjise ne MHK. Ekspozimi i dy shpatave dhe perkrenares se heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu , perben nje rast te vecuar sa i takon edhe menaxhimit te vizitueshmerise ne muze, por edhe kushteve te larta te sigurise. Vizitueshmeria rekord ne Muzeun Historik Kombetar, arriti ne 28 nentor kur numri i vizitoreve shkoi ne rreth 400 mije. Dyert e Muzeut Historik kane qene te hapura cdo dite qe nga ardhja e armeve, ndersa hyrja ka qene falas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›