E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bebeka Alla, misheron personazhet e “Skenderbeut” ne kalendar

Izaura Ndoj

Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise, ka sjelle ne qender te kalendarit te 2013-s, personazhet me te spikatura te veprave shqiptare te ngjitura ne skene gjate vitit qe lame pas. Portrete personazhesh ne nje krijim artistik, ishte aktiviteti qe mblodhi ne nje mbremje modeste drejtuesit e TKOB-it dhe artistet, qe gjate gjithe vitit kane mahnitur me punet e tyre. “Nje pune krijuese e rendesishme qe misheron figurat qendrore te skenes operistike, sipas personazheve te roleve te ndryshme”, - keshtu do ta cilesonte punen e saj piktorja dhe grimorja, Bebeka Alla, e cila permes ketij kalendari te realizuar, afroi me shume publikun me suksesin e nje viti te kaluar. Gjate kesaj mbremjeje, kreu i Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, Zhani Ciko duke vleresuar punen e piktores Bebeka Alla per promovimin e vlerave artistike permes nje pune krijuese, tha se “Bebeka Alla, ka ideuar dhe realizuar me nje shije te holle dhe plot elegance, kete kalendar”. Sipas tij, ky realizim eshte misherim i kultures dhe pjekurise krijuese te mjeshtres tone. “Dua te them se keto kalendare, tregojne pasurine e shfaqjeve tona, tregojne nivelin e realizimit artistik qe kane ato. Pervec kengetareve tane, aty jane edhe kengetare te huaj, qe tregon bashkepunimet brenda dhe jashte shtetit, qe realizon Teatri i Operes dhe Baletit, per te qene i integruar. Mund te them se kalendaret jane dhe arsyeja e krenarise tone, per shkak se ne menyre shume koncize, japin nje objekt te kultures se larte”, - shprehu Ciko.

Vleresimi

Nderkohe, artistet te cilet ishin pjese e ketij kalendari, shprehen konsiderate te larte dhe mirenjohje per punen krijuese te mjeshtres se grimit Bebeka Alla. Solistet Aurel Thellimi, Armando Lika, pohuan se te qenit personazh ne kete kalendar eshte nje gje e vecante dhe kujtim i bukur per ta. Pervec artisteve shqiptare, nje portret i vecante ne kete kalendar ishte dhe ai i tenorit amerikan Roy Stivens, ne rolin e Skenderbeut. Te pranishmit e uruan piktoren Alla, per punen artistike per realizimin me mjeshteri te ketij kalendari, i cili i bashkengjitet kalendareve te tjere te realizuar prej saj ne vitet e meparshme ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit.

Opera “Skenderbeu”

Opera “Skenderbeu” eshte vene per here te pare ne skenen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit ne vitin 1968 dhe u rikthye me nje version te ri ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise, me regjine e italianit Carlo Saleti. Rivenia e vepres, u be sipas origjinalit te kompozitorit Prenk Jakova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›