Armët falas, SHBA notë diplomatike Shqipërisë
TIRANE-Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një demarsh qeverisë shqiptare, dy muaj para se ajo të merrte vendimin për t’i dhuruar armë Afganistanit dhe Irakut. Përmes kësaj note diplomatike, që mban datën 12 korrik 2006, SHBA-të ftonin Tiranën zyrtare të bënte të ditur llojin dhe origjinën e municionit luftarak që do të ofronte falas për ushtrinë afgane dhe atë irakiane.
“Gazeta Shqiptare” ka siguruar dje ekskluzivisht korrespondencën e plotë mes Ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes, lidhur me këtë çështje. “Ju vëmë në dijeni se, sipas një note dërguar në MPJ, nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ngrihet për diskutim mes dy qeverive tona, mundësia e dhurimit të disa pajisjeve ushtarake për forcat e sigurisë irakiane dhe afgane”, thuhet mes të tjerash në letrën që Llesh Kola, aso kohe drejtori i kabinetit të Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, i ka dërguar për dijeni Ministrisë së Mbrojtjes.
Sikundër vërehet nga korrespondenca publikuar sot nga Gazeta Shqiptare, SHBA-të i kanë sugjeruar qeverisë shqiptare, të realizojë një sërë konsultash para se të merrte vendimin për t’i dhuruar armë Afganistanit dhe Irakut.
Në datën 20 shtator 2006, qeveria Berisha mori vendimin për t’iu dhuruar këtyre vende 500 mijë copë fishekë të kalibrit 7.62 x 54 mm dhe 2 mijë copë predha mortaje të kalibrit 82 mm, të gjitha prodhime kineze të viteve 1965-1972. Ky vendim ishte sekret dhe u zbardh vetem 4 vite me vone.
(d.b/BalkanWeb)