Dita ndërkombëtarekundër drogës, Basha-Vasili:Të luftojmë fenomenin
TIRANE- Me rastin e ditës Ndërkombëtare për luftën kundër keqpërdorimit dhe kontrabandës së drogës Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Brendshme organizuan një konferencë të përbashkët me moton “Mendo për shëndetin –Jo drogës”. Gjatë fjalës së tyre, dy ministrat Vasili dhe Basha theksuan gadishmërinë dhe efikasitetin që ka treguar qeveria shqiptare në minimizimin e trafikut të drogës, si dhe trajtimit të pasojave për drogëpërdoruesit nga ana e organeve shëndetësore.
“Fenomeni ekziston në Shqipëri. Shifrat e përafërta, apo të marrë me mend nuk ndihmojnë njeri, nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, kurse qasja studimore dhe shkencore e problemit është më e mira sepse tregon qartë, se cila është shkalla e përhapjes së saj”, - u shpreh ministri Vasili.
Gjatë fjalës së tij ministri Basha u ndal në bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të strategjisë kombëtare antidrogë.
Nevoja për një luftë sa më efikase e sa më të koordinuar kundër drogës mbetet një udhërrëfyes në koordinimin sa më të mirë të punës të të gjithë institucioneve të shtetit dhe cështë më me rëndësishme me përfshirjen sa më të plotë të shoqërisë”, - u shpreh Basha.
Në përfundim dy ministrat evidentuan faktin se strategjia e re kombëtare kundër drogës 2010-2016, do të paraqesë një vizion më të moderuar dhe realist në planin praktik lidhur me burimet ekzistuese që do të përdoren në luftë ndaj trafikimit dhe përdorimit të drogës.
(m.a/News24/BalkanWeb)