Shpërthen dhuna në Siri
Forcat siriane të mbështetura nga tanket dhe helikopterët kanë sulmuar autostradën kryesore që çon për në Turqi.
Banoret shprehen se se ushtria ka hyrë në al Rastan, pas goditjes së tij me mitraloz.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA citoi aktivistët të kenë thënë se të pakëtn katër persona janë vrarë gjatë kësaj ngjarjeje.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, rreth 2.700 njerëz janë vrarë gjatë shtypjes së këtyre protestave.
Ministri i jashtëm, Valid al Mualem në në fjalim të mbajtur të hënën para Kombeve të Bashkuara, tha se forcat e jashtme duhet të fajësohen për dhunën që shpërtheu dhe shtyrjen e planeve për reforma demokratike të Asadit.