Armiqtë e KOP-it
“Spiuni” takoi dje një ish-anëtar të KOP-it, që prej disa muajsh është shpallur armik. “Duhet të jesh i familjes, vëlla, që të bësh hajër, ose të mbyllësh sytë dhe gojën!”,- tha ish-KOP-isti i zhgënjyer.
Pasdite “Spiuni” hapi faqen e PD-së dhe te linku http://www.partiademokratike.al/kop.htm gjeti edhe shumë armiq të tjerë, si Hervin Çuli, që humbi betejën antikorrupsion në TK, Hydajet Kopani, që e flakën me ceremoni nga drejtimi i ERT-së, Mak Cikuli, ish-ministri i shkarkuar i Shëndetësisë, Apollon Baçe, i akuzuar për korrupsion te Instituti i Monumenteve, por sipas gjykatës i pafajshëm, Besnik Aliaj, ish-këshilltari për territorin i larguar verën e kaluar, pasi Kryeministri nuk pranonte këshilla. Kush kanë mbetur? Luli, Ylli, Përparimi, Ndoci, Majlinda, Myqeremi, Albana, shkurt, të gjithë ata që mbetën nga Komiteti i Orientimit të Politikave (KOP) i cili sipas reklamës ishte “materializim i aleancës së profesionistëve, botës akademike, shoqërisë civile shqiptare dhe Partisë Demokratike për një qeverisje të përgjegjshme dhe efikase në shërbim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.